Komiteti për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për vitin 2024
3.Plani i punë i Këshillave të fshatrave për vitin 2025.
4.Raporti i planit lokal të veprimit për barazi gjinore për vitin 2024.
5.Raporti i mekanizmit kundër dhunës në familje në Han të Elezit.
6.Raporti i ekipit komunal për të drejtat e fëmijëve në Han të Elezit.
7.Informat mbi veprimtarin e subjekteve afariste për vitin 2024.
8.Të ndryshme.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e komunës.