Komiteti për Politik dhe Financa mbanë mbledhjen e tretë -III- të rregullt për vitin 2024
Anëtarët e KPF-së për rendë të punës shqyrtuan:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Raporti i punës së komitetit për komunitete për vitin 2023.
3. Statuti i QKMF-së –Hani i Elezit
4. Propozim vendim për Planin Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2024-2029 për Komunën e Hanit të Elezit.
5. Raporti periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për vitin 2022.
6. Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2023.
7. Raportimi i punës së Këshillave Lokale në Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2023.
8. Të ndryshme.
Me propozim të ekzekutivit rendi i punës u plotësua edhe me pikën
– Propozim vendim për shpallje me interes publik të një pjese të parcelës me nr.1378-0 në zonën kadastrale Gorancë.
Me punën e komitetit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.