Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e tretë të rregulltë për vitin 2014
Komiteti për Politikë dhe Financa për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Shqyrtimi i raportit tre mujor të shpenzimeve buxhetore për vitin 2014
3. Shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të statutit të komunës.
4. Shqyrtim i projekt rregullores për korrje shirje.
5. Shqyrtimi i propozim vendimit të planit të punës së këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2014.
6. Shqyrtimi i kërkesë për dhënien e pëlqimit për kompaninë “Kromi” sh.p.k. për kryerjen e hulumtimeve me shpim.
7. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e pëlqimit për kompanin “Adar-am” sh.p.k për hulumtim, thyerjen dhe eksploatimin e gurit gëlqerorë.
Me mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa qe e kryesoi z.Qamush Brava kryesues i kuvendit të komunës, ishin prezent nënkryetari i komunës Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit.
Komiteti për Politikë dhe Financa pa vërejtje miratoi rendin e ditës dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar.
KPF-ja pa shumë vërejtje miratoi raportin tre mujorë të shpenzimeve buxhetore për vitin 2014 ndërsa theks të veçantë i kushtuan Shqyrtimit dhe plotësim-ndryshimit të statutit të komunës. Ata vlerësuan se dokumenti më i lartë i komunës duhet të pësojë ndryshimet e nevojshme në përputhje me nevojat funksionale të komunës së Hanit të Elezit. Ishte vlerësim i këshilltarëve se në procedurat në vijim si në leximin e parë në kuvend ashtu edhe në debatet publike me qytetarët statuti i komunës të jetë dokument funkional dhe në përputhje me interesat e qytetarëve.
Anëtarët e KPF-së pa vërejtje miratuan propozim vendimin e planit të punës së këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2014 si dhe projekt rregulloren për korrje shirje për miratim në seancën e radhës të kuvendit të komunës.
Komiteti për Politikë dhe Financa vendosi që në përputhje me mandatin e tyre, materialin e kërkesës për dhënien e pëlqimit për kompanin “Kromi” sh.p.k. për kryerjen e hulumtimeve me shpim dhe materialin e kërkesës për dhënien e pëlqimit për kompanin “Adar-am” sh.p.k për hulumtim, thyerjen dhe eksploatimin e gurit gëlqeror të përcjellë për shqyrtim në seancën e radhës të kuvendit të komunës.
Zyra për Informim