Komiteti për Komunitete për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Njohuri me kompetencat e Komitetit për Komunitete.
3. Takim me Drejtorinë e Shëndetësisë.
4. Rastet sociale në Komunën e Hanit të Elezit.
5. Takim me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.
6. Eventuale.
Mbledhjen e Komitetit për Komunitete e udhëhoqi Kryetari i këtij komiteti z.Mefail Suma dhe të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e subjekteve politike të caktuar për Komitetin për Komunitete, poashtu nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) , si dhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS).