Komiteti për Komunitete për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Takimi me Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme.
3. Identifikimi dhe parandalimi i dukurive negative në Komunën e Hanit të Elezit.
4. Eventuale.
Mbledhjen e Komitetit për Komunitete e udhëhoqi Kryetari i këtij komiteti z.Mefail Suma dhe të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e subjekteve politike, poashtu e pranishme ishte edhe znjsh. Natyra Kalisi – Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme.