Nën mikpritjen e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit , Rufki Suma
Komiteti i Gjashtë Drejtues Zvicër-Kosovë Përkrahje për qeverisje lokale dhe decentralizim (LOGOS) Faza e II-të prezentoi raportin gjashtë mujorë të punës.
Takimi kishte këtë rend të ditës;
1. Vërejtje hyrëse (Zyra Zvicerane për Bashkëpunim & Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal)
2. Rishikimi i agjendës
3. Miratimi i procesverbalit të takimit të fundit të Komitetit Drejtues (20 mars 2012)
4. Prezantimi i Raportit të Gjysmë Vjetorit – Janar – Qershor 2012
5. Miratimi i Raportit të Gjysmë Vjetorit – Janar – Qershor 2012
6. Çështje shtesë
7. Konkluzione dhe caktimi i takimit të ardhshëm të Komitetit Drejtues.
Në takim morrën pjesë z. Markus Baechler, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim – Kosovë (bashkëkryesues), z. Basri Musmurati, Zëvendës-Ministër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (bashkëkryesues) ,z. Sazan Ibrahimi, Asociacioni i Komunave të Kosovës ,kryetarët e Komunave të Hanit të Elezit ,Kaçanikut,Kamenicës,Kllokotit,Novobërdës,Parteshit,Ranillugut dhe Shtërpcës,
Projekti Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS) është pjesë e programit shtetëror të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë. Faza e dytë e LOGOS-it është duke u realizuar (nga janari i vitit 2010 deri në dhjetor të vitit 2012). Në këtë fazë LOGOS-i kontribuon në zhvillim e këtyre synimeve të mëposhtme: Qeverisja lokale dhe reformat e decentralizimit në komunat në juglindje të Kosovës duke kontribuar në demokratizimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në një shtet dhe shoqëri .
Pas fjalës hyrëse të z.Markus Baechler ,dhe z. Basri Musmuratit ,raportin gjashtëmujorë e prezantoi kordinatori i projektit z. Norbert Pijls.
Përmirësimi i knaqëshmërisë së qytetarëve me menaxhimin financiar komunal në të gjitha komunat partnere – tregon një rënie në besimin e qytetarëve më financat komunale .
Intervenimet më të drejtpërdrejta të LOGOS-it në këtë fushë ishin forumet komunale për financa komunale ku pjesëmarrja e rritur në këto forume komunale krahasohet me knaqëshmërinë e reduktuar të qytetarëve në fushën e financave komunale, mund të konstatojmë se qytetarët zhgënjehen më tepër kur ata të jenë më të informuar rreth financave komunale. Një shpjegim tjetër mund të jetë se lajmet e tjera negative (në nivel kombëtar apo) qeveri lokale ndikojnë mendimin e tyre.
Knaqëshmëria e rritur e qytetarëve me pjesëmarrjen në proceset e vendimmarrjes – tregon një ngritje të rëndësishme pozitive. Pothuajse në të gjitha komunat rezultati është më i lartë se më parë madje në disa raste ka arritur rekord. Komunat shqiptare të Kosovës janë në rrugë të duhur për të arritur objektivat e fazës. Komunat serbe të Kosovës (përveç njërës) tashmë i kanë kaluar ato. Vazhdimi i forumeve komunale në vitin 2012 duket se ka forcuar drejtimin pozitiv të këtij treguesi.
Dy vërejtje u theksuan për dobinë e sistemit të monitorimit, posaçërisht të treguesve të rezultatit. Së pari, anketa matë perceptimin që qytetarët kanë për progresin e komunës, jo të progresit aktual. Rezultatet anketimit nuk mund të lidhen direkt me intervenimet e LOGOS-it (apo të faktorëve të jashtëm) – as pozitiv, as negativ.
Së dyti, përgjigjet e qytetarëve mund të ndikohen nga ngjarjet që ndodhin në nivel kombëtar. Së treti, LOGOS-i mendon se rezultatet e pa sigurta mund të shkaktohen nga mostrat e kufizuara apo nga përzgjedhja e mostrave. LOGOS-i dhe është duke diskutuar me kompaninë e anketimit nëse dhe se si mund të përshtatet metodologjia
Edhe pse jo një tregues në nivel të rezultatit ne do të donim të e përsërisnim se ne kemi brenga serioze për kapacitetin e absorbimit të grandeve nga shumë komuna të reja. Mungesa e kapacitetit është e dukshme përgjatë gjithë procesit , që nga dizajnimi i projekteve deri tek hartimi i propozimeve, deri te dorëzimi i dokumenteve të kërkuara, tek tenderimi efikas dhe transparent, deri tek monitorimi i punëve, tek pranimi teknik deri në përgatitjen e faturës finale dhe auditimit të saj. Përkrahja e rritur që LOGOS-i e ofron për komunat e reja shpaguhet mirë për arsye i mban këto komuna në rrugë të duhur me zbatimin. Gjashtëmujori i parë i vitit 2012 ka treguar se edhe komunat më të themeluara përjetojnë probleme në të gjitha fazat e zbatimit të projektit.
Këto ishin disa nga konstatimet e raportit të prezantuar para kryetarëve të komunave.
Në debatin që pasoi kryetarët e komunave dhanë vërejtjet dhe komentet e tyre lidhur me raportin e prezantuar .
Kryetari I komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se për komunën time ndihma e Logosit për tre vite të partneritetit ka lënë gjurmë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës.
Megjithatë z. Suma komentoi disa të dhëna në raportin e prezantuar ,duke shtuar se duhet venë një përpjestim adekuat ndërmjet madhësisë se komunave për të bërë një vlerësim sa më real të zhvillimeve në komuna.
Kryetari I komunës së Novobërdës z. Bajrush Ymeri tha se kjo komunë ka pësuar ndryshime të mëdhe teritoriale nga procesi i decentralizimit andaj kapacitete tona janë të limituara që të përballemi me të gjitha këto sfida , njëherazi duke apelua për përkrahje si nga donatorët ashtu edhe nga pushteti vendorë.
Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës tha se ende ka probleme në raport të funsionimit ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qëndrorë duke përmendur rastin e zjarrëfikësve dhe të inspektorëve .
Komiteti i Gjashtë Drejtues Zvicër-Kosovë Përkrahje për qeverisje lokale dhe decentralizim e përmbylli takimin me disa rekomandime drejtuar komunave që të përshpejtojnë zbatimin e projekteve të cilat tashmë janë kontraktuar apo janë në fazën e implementimit.
Zyra për Informim