Hani i Elezit 20.03.2012
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti sot në takim Komandantin e KFOR-it gjeneralin Erhard Drews, me të cilin biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, për investimet, ekonominë si dhe përspektivën për një zhvillim të komunës së Hanit të Elezit
“Komuna e Hanit të Elezit është komunë e re e dalur nga procesi i decentralizimit ,megjithat është punuar në të gjitha aspektet, kemi rezultate të mirë, është bërë përparim i madh në investime, në ngritjen e bazës ekonomike edhe pse jemi larg asaj që ti plotësojmë nevojat tona dhe që i dëshirojmë, por janë bërë investime të mëdha këto tri vitet e fundit”, tha z.Suma duke shtuar se në këtë drejtim kemi pasur edhe ndihmën e qeverisë dhe donatorëve të ndryshëm që kanë rritur dinamikën e investimeve në Komunën e Hanit të Elezit.
Situata e përgjithëshme e sigurisë në Komunë e Hanit të Elezit mundë të vlerësohet si shumë e mirë, përkundër faktit se jemi komunë kufitare me Republikën e Maqedonisë ,mirëpo si Republika e Kosovës ashtu edhe shtetet për rreth nesh jemi shtete të vogla dhe të gjitha incidentet sado të vogla reflektojnë në gjendjen e sigurisë.
Ajo që për ne vazhdon të jetë shqetsim ,mbetet gjendja në veriun e Kosovës .
E kuptoj shumë mirë pozicionin e juaj ,si ushtarak ,pasi që për një kohë të gjatë kamë qenë edhe vetë ushtarak tha më teje z. Suma ,e di se për veprimet e juaja vendosin nivelet politike ,megjithatë jam i bindur se sa më shumë që të lejohet vepimi i këtyre ,,strukturave “ aq më e vështirë do të jetë përballja me ata,dhe se për më tepër aty nuk është fjala për struktura paralele por me strukturat e shtetit sërbë të cilët në mënyrë më të vrazhdë janë duke manipuluar me popullin e tyre.
Zona e lindjes shquhet për numrin e madhë të komunitetit serb,të cilët janë të integruar në mënyrën më të mirë të mundëshme në institucionet shtetërore dhe janë bërë pjesë zhvillimit të përbashkët,dhe kjo falë vendosëshmërisë dhe angazhimit me kohë të KFOR-it Amerikan në këtë anë , për të vendosur autoritetin e duhur në zgjedhjen e të gjitha problemeve dhe vështërsive.
Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, nga ana tjetër tha se mbetet shumë i impresionuar nga vizita e tij e parë në komunën e Hanit të Elezit ,dhe tha se sot me shumë dëshirë ka ardhur këtu që të shoh nga afër ecjen përpara të zhvillimit të komunës .
Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, nga ana tjetër tha se mbetet shumë i impresionuar nga vizita e tij e parë në komunën e Hanit të Elezit ,dhe tha se sot me shumë dëshirë ka ardhur këtu që të shoh nga afër ecjen përpara të zhvillimit të komunës .
Ai tha se jami të gatshëm të ndihmojmë në zhvillim aty ku mund të japin kontributin tonë , apo edhe të përdorin ndikimin personal në nivelet vendore dhe ndërkombëtare, për një zhvillim më të suksesshëm të komunës së Hanit të Elezit në një të ardhme të afërt.
Duke folur për situatën në veriun e vendit,z. Drews e konsideron atë më shumë qështje politike , dhe se duhet të arrihet në mënyrë paqësore.Misioni i KFOR-it është të sigurojmë lëvizje të lirë për të gjithë, pa as një dallim,në këtë drejtim ngadal vërehen disa lëvizje pozitive.
Shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën por edhe shtetet që nuk e kanë njohur, kanë trupat e tyre në këtë mision.Vendimet të cilat mirren lidhur me veprimet tona duhet të dakordohen me të gjitha shtetet. Qëllimi i jonë është dhe do të mbetet që të arrihet paqe e përhershme edhe në këtë pjesë të Evropës dhe se jemi të bindur se mundë të tejkalojmë rëndësinë e kufijve atëherë kur të bëheni edhe ju pjesë e Evropës së bashkuar,dhe do të isha i lumtur që kjo të ndodh sa më shpejtë.
Dua të shfrytëzoj këtë takim që të ju njoftoj se parardhësi im z.Erhard Buhler ka mbajtur premtimin e dhënë që të ju ndihmojë në sigurimin e një kamioni për zjarrëfikësit.Ai më ka njofuar që të përcjelli tek ju se kamioni është siguruar dhe se tashmë janë duke u bërë pregaditjet për transportimin për në Kosovë.Në ndërkohë stafi i zjarrfikësve do të ketë edhe trajnime për përdorimin e kësaj zjarrfikëseje.
Ardhjen në komunën e Hanit të Elezit z. Drews e shfrytëzoi për të vizituar edhe Nënstacionin Policorë si dhe Njësinë e Vijës së Gjelbërt të Hanit të Elezit të vendosur në ish kazermën e TMK-së.
Zyra për Informim