Hani i Elezit 12.09.2012
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Suat Berishën ,Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Kolegjit Universitar ,,Universum” nga Prishtina, si dhe Prof.Dr Hajrulla Gorani , Rektor i këtij Universiteti.
Me qëllim të inicimit të bashkëpunimit me komunën e Hanit të Elezit, në veçanti me Drejtorinë e Arsimit,Këshilli Drejtues i Kolegjit Universitar ,,Universum’’ në mbështetje të arsimimit të të rinjve nga komuna e Hanit të Elezit ka vendosur të jap 5 bursa të plota për studime universitare për vitin akademik 2012/2013 për maturantët e komunës së Hanit të Elezit, tha z. Berisha , Kryetarë i Bordit të Drejtorëve të Kolegjit ,,Universum”.
Për këtë vit akademik Kolegji Universitar ,,Universum” do të ofrojë 5 bursa dhe atë;
-për shërbyes civil komunal 1 bursë
-për familje të dëshmorëve , 1 bursë
-për invalid të luftës 1 bursë
-për maturantë në asistencë sociale 1 bursë
-për maturantë të shkollave të mesme me sukses shembullorë , 1 bursë
Përzgjedhja e përfituesve të bursave do të bëhet nga komuna e Hanit të Elezit , duke respektuar kriteret e përgjithshme, ndërsa kusht i preferueshëm do te jet suksesi nga shkollimi paraprak .
Zyrtarët drejtues nga Kolegji ,, Universum’’ thanë se shpresojnë se në mbështetjen e shkollimit të mëtejmë të këtyre kategorive , janë të gatshëm edhe për kontribut shtesë nga ky institucion arsimor në koordinim me komunën e Hani të të Elezit.
Kryetari i komunës Rufki Suma tha se komuna e Hanit të Elezit edhe përkundër buxhetit tejet modest megjithatë ka mundësuar që 20 studentë të përfitojnë bursë për ç’do vit akademik.
Jemi munduar që në përzgjedhjen e përfituesve të bursave të përfshihen pikërisht këto kategori për të cilën është edhe interesi i juaj për përkrahje. Sigurisht se gadishmërija e juaj për të përkrahur të rinjtë e komunës së Hanit të Elezit për të vijuar studime është e mirëseardhur dhe se në këtë drejtim përkrahja e komunës së Hanit të Elezit do të jetë e plotë tha z. Suma.
Zyra për Informim