Nën organizim teknik te klubit të mundjes Prizreni dhe me përkrahje të FMK-së është zhvilluar kampionati individual në mundje për senior.
Fitues absolut ka qen klubi vendas i cili nga tetë kategori ka triumfuar në shtatë prej tyre. Kampion të ri nga ky klub janë: Kastriot Sedolli, Alban Delija, Vullnet Susuri, Alban Sopa, Bajram Shala, Abdurahim Fejza dhe Pajtim Shala, kurse Arlind Curri i KM Sharri nga Hani I Elezit i ishte i vetmi i cili triumfoi në 70 kg. Ai në finale mposhti Burim Kastratin nga Prizreni.
Në plasmanin e përgjithshëm ekipor e para u shpall klubi vendas me 38 pikë, para Sharrit nga Hani i Elezit e cila kishte 23 dhe Kosova e Vushtrrisë 4. Ndryshe aktiviteti në fjalë ishte mjaft mirë i organizuar nga prizrenasit në krye me Sylejman Shalen i cili në fund nderoi me mirënjohje edhe përfaqësuesit nga Maqedonia që kishin ardhur enkas për këtë aktivitet nënkryetarin e federatës Betim Vrenezi, seleksionuesin Lulzim Vrenezin, drejtorin sportiv të KM Liria Amet Ademi si dhe trajnerin Rexhep Asani. Poashtu mirënjohje iu nda edhe zëdhënësit të FMK-së, Avdyl Salihu. Fituesit e kategorive do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në fundjavë në Shkup, Margaritari i Maqedonisë.
Zyra për Informim