Klubi i Karates “Sharri” korr suksese gjatë Turneut XI-të Tradicional në Karate “Fushë Kosova Open 2025” i mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Burim Berisha, Federatës së Karatesë në Kosovë dhe Klubi i Karates “Fushë Kosova”
Sot mora pjesë në Turneun e XI-të Tradicional në Karate “Fushë Kosova Open 2025” në Fushë Kosovë në përkrahje të Klubit të Karates “Sharri” nga Hani i Elezit, ku nën udhëheqjen e trajnerëve, karateistët e KK “Sharri” treguan rezultate të shkëlqyeshme: Leonora Loku vendi i 1, Metin Bushi vendi i 2, Ezana Shkreta vendi i 3, Erlisa Kalisi vendi i 3 dhe Afërdita Shkreta vendi i 3.
Me këtë rast, kisha nderin të prnaoja mirënjohje nga Federata e Karatesë në Kosovë, Klubi i Karates “Fushë Kosova” dhe Komuna e Fushë Kosovës, të cilët i falënderoj për vlerësimin.