Në kuadër të projektit “Komuna për të rinjtë”, sot u bë dorëzimi i pajisjeve sportive për Klubin e Futbollit “Sharri” në vlerë prej 2000 €, prej të cilave Komuna ka participuar me 15% të vlerës totale sipas marrëveshjes trepalëshe mes Komunës Hani i Elezit, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe përfituesve, në këtë rast, përfituesja Erda Shkreta si pjesë e KVRL-së.
Përgëzoj KVRL-në, Erdën dhe gjithë akterët që janë angazhuar në këtë projekt, Lorika Tahiri, Flaka Pruthi dhe Sara Simnica nga CDF, për prezencën e tyre sot.
Projekti “Komuna për të Rinjë” realizohet nga Fondi Japonez për Zhvillimin Social (JSDF) , që administrohet nga Banka Botërore dhe implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).