Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe nënkryetari Menduh Vlashi ishin pjesmarrës në takimin e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, në kuadër të programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale”.
Në fokus të këtij takimi ishte trajtimi i klientelizmit dhe dëmet që i shkakton ky proces qeverisjes lokale dhe demokratizimit në Kosovë.
Me këtë rast KLGI, duke çmuar rolin dhe kontributin e Ambasadorit z.Ian Cliff në promovimin e demokracisë lokale në Kosovë, i ndau atij çmimin për "Demokraci Lokale". Ambasadori Cliff u shprehë i befasuar dhe i kënaqur me pranimin e çmimit, dhe theksoi se “ka ndihmuar qeverisjen lokale, por që do të dëshironte që kjo përkrahje të ishte akoma më e madhe”.
Pjesëmarrësit e AQL-së bashkëbiseduan hapur me ambasadorin z. Cliff dhe z. Tahiri për klientelizmin, dhe fuqizimin demokratik. Në këtë kuadër, dhe në interes të fuqizimit të shtetit dhe institucioneve u diskutua edhe për rolin e Asocioacionit të Komunave Serbe. Cliff dhe Tahiri tërhoqen vëmendjen se krijimi i Asociacionit nuk do të duhej të ishte sfidë për aq kohë sa mënyra e organizimit dhe funksionimit të tij të jetë transparente, dhe të mos cënojë rregullin aktual juridik dhe institucional të vendit.
Programi AQL përkrahet nga Ambasada Norvegjeze edhe Fondacioni Friedrich Erbert dhe ka për qellim ngritjen e kapciteteve dhe fuqizimin demokratik të komunave.
