Hani i Elezit 30.12.2011
Këshilli komunal për siguri në bashkësi në takimin e fundit për vitin 2011 bëri një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në komunën e Hanit të Elezit.
Nehat Suma Komandant i nënstacionit policorë në Han të Elezit tha se edhe muaji dhjetor kaloi pa ndonjë incident i cili mundë të cilësohet se ka rrezikuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë.
Fatmirësisht edhe gjatë tërë vitit 2011 nuk kemi pas ndonjë rast të rëndë të prishjes së rendit dhe sigurisë,duke nënvizuar se të gjitha situatat në fushën e përgjegjësisë se nënstacionit tonë janë menaxhuar me sukses .Edhe përkundër faktit se jemi komunë kufitare, nga vlerësimet e përgjithshme rezulton se gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit është shumë e mirë ,duke marrë parasysh numrin e raportuar të rasteve pranë nënstacionin tonë tha z.Suma.
Major Fari Vishi komandant i njësisës policore të vijës së gjelbërt vetëm sa konfirmoi vlerësimet nga z.Suma duke shtuar se edhe njësia policore e vijës së gjelbërt gjatë vitit 2011 në tërësi ka kryer misionin e sajë duke menaxhuar më shumë sukses me vijën kufitare ,duke përmendur me këtë rast edhe bashkëpunimin e mire me kolegët e policisë kufitare te Maqedonisë.
Z.Vishi shfrytëzoi rastin që të informoj të pranishmit edhe me marrëveshjet e arritura me Republikën e Serbisë për lëvizje të lirë të qytetarëve me ç’rast tha se nga informatat me të cilat disponojmë nga qytetarët tanë që tashmë kanë udhëtuar nëpër Serbi nëpër vendkalimin e Dheut të Bardhë nuk është shënuar as një problem.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se ngritja e vetëdijes te qytetarët,bashkëpunimi i mirë me SHPK-në ,Policinë Kufitare si dhe policinë e vijës së gjelbërt bënë që sot me kënaqësi të konstatojmë se Komuna e Hanit të Elezit ka arritura me sukses të menaxhojë me gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Duke përmendur të gjitha përpjekjet e komunës në drejtim të kontributit të saj në mirëqenien e qytetarëve ,z,Suma tha se në shumë raste kemi pasur edhe mirëkuptimin e qytetarëve,sidomos gjatë implementimit të disa projekteve ku në mënyrë të drejtpërdrejt është penguar përditshmëria e tyre.
Z.Suma shfrytëzoi rastin që të falënderojë të gjithë anëtarët e KKSB për kontributin e tyre gjatë vitit 2011 duke shpresuar që gjatë vitit të ardhshëm të implementohen edhe disa projekte që do të jen në funksion të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.
Zyra për Informim