Hani i Elezit 31.01.2014
Këshilli komunal për siguri në bashkësi (KKSB) mbajti takimin e parë për vitin 2014.
KKSB-ja për rendë të ditës shqyrtoi:
1.Procesverbalin nga mbledhje e kaluar
2.Raportë mbi gjendjen e sigurisë gjatë muajit Janar
3.Themelimi i KKSB-së sipas vendimit të kuvendit dhe Udhëzimit Administrativ
4.Aktivitetet lidhur me shënimin e Festave të muajit Shkurt
5.Të ndryshme
Takimin e KKSB-së e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i cili përshëndeti të pranishmit me ç’rast falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen e rregullt në takimet e KKSB-së.
Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit raportoi z.Samet Ballazhi.Ai tha muajin Janar mundë ta vlerësojmë të qetë dhe me gjendje të sigurisë si shumë të mirë dhe pa ndonjë incident i cili mundë të cilësohet si shkelje e rëndë e sigurisë së përgjithshme. Gjat muajit Janar janë regjistruar gjithsej 6 raste, 47 tikete të komunikacionit si dhe janë realizuar 4 arrestime.
Edhe nga policia kufitare nuk është raportuar për ndonjë rast të veçantë të shkeljes së rendit publik edhe përkundër numrit të shtuar të kalimeve të qytetarëve në vendkalimin e Hanit të Elezit.
Ndërsa Vahit Hyseni mbikëqyrës i vijës së gjelbërt tha se nga pjesëtarët e kësaj njësie nuk raportohet për ndonjë rast të veçantë. Ai tha se ka tentime individuale për kontrabandim të mallrave dhe kalime ilegale mirëpo kjo njësi është duke i kryer me sukses obligimet e veta për parandalimin e tyre.
Në vazhdim të takimit, kryetari i komunës Rufki Suma i njoftoi të pranishmit me vendimin e kuvendit të komunës për themelimin e KKSB-së në përputhje me Udhëzimin Administrativ. Ai i njoftoi anëtarët lidhur me aktivitetet për Festat e muajit Shkurt.
Kryetari Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së edhe me disa zhvillime të ditëve të fundit të cilat janë të lidhura me disa veprime të KEDS (KEK). Ai tha se përkundër njoftimit paraprak se për shkak të mos alokimit të mjeteve buxhetore mundë të ketë vonesë në pagesat e faturave të muajit dhjetorë, zyrtarë të KEDS-it marrin të drejtë që të shkyçin institucionet publike dhe shëndetësore. Ai shtoi se gjendje edhe më e rëndë paraqitet me familjet me asistencë sociale të cilat shkyçen pa ndonjë shpjegim edhe pse rasti i tyre është i rregulluar me marrëveshje ndërmjet MSHMS-së dhe KEDS-it. Kjo sjellje dhe këto veprime të KEDS-it na kanë detyruar që të marrim masa reciproke dhe që në mëngjes të mbyllim zyrën e KEDS-it për mospagesë të obligimeve tatimore të vitit 2013.Kjo situatë e krijuar bëri që të realizohen takime urgjente dhe të skjarohen të gjitha këto shqetësime dhe jemi dakorduar që të realizojmë edhe një takim me Menagjmentin e kësaj korporate në mënyrë që të prezantohen edhe disa probleme që për shumë kohë paraqesin shqetësime të arsyeshme të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për Informim