Hani i Elezit 26.09.2014
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) mbajti mbledhjen e rregullt për muajin Shtator dhe për rendë të punës shqyrtoi:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit
-Iniciativa për themelimin e Këshillit për Siguri Publike
-Të ndryshme.
Me punën e KKSB-së udhëhoqi kryetari i komunës Rufki Suma .
Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit raportuan përgjegjësit nga stacioni policorë, policia kufitare dhe policia e vijës së gjelbërt. Sipas tyre gjendja mundë të vlerësohet e qetë dhe stabile pa ndonjë rast i cili mundë të cilësohet si shkelje e rendit dhe qetësisë publike.
Jahi Meliqi nga stacioni policorë në Han të Elezit tha se gjatë muajit shtatorë janë evidentuar 10 raste të cilat janë në procedura të rregullta. Edhe z.Remzi Aliu nga policia kufitarë e vlerësoi gjendjen të qetë dhe stabile me raste sporadike të tentimeve për kalime ilegale apo ndonjë tentim të kontrabandimit të mallrave të cilat ai i vlerësoi si raste të izoluara dhe në kondita normale sipas statistikave të tyre. Ndërsa Vahid Hyseni nga policia e vijës së gjelbërt i njoftoi anëtarët e KKSB-së se kjo njësi është duke e zbatuar planin operativ me qëllim të parandalimit të prerjes ilegale të pyjeve. Ai tha se kjo dukuri është aktuale në këtë kohë dhe se kjo njësi është duke e zbatuar këtë planë në fshatrat Paldenicë, Seqishtë e Krivenik, fshtra këto në të cilat është më e theksuar kjo dukuri. Për z.Hysenin ky planë është duke u zhvilluar edhe në kuadër të shqetësimeve të cilat kanë ardhë nga pala Maqedone të cilët kanë raportuar se individë të caktuar kalojnë kufirin për të marrë dru. Ai shtoi se në këto rrethana këto veprime janë të rrezikshme nga se përveç prerjes ilegale cenohet edhe vija kufitare gje që mundë të shkaktoj edhe ndonjë incidentë më serioz. Ai me këtë rast apeloi të banorët e këtyre fshatrave që të përmbahen nga këto veprime.
Duke u ndërlidhë me këtë pikë kryetari i komunës Rufki Suma tha se për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të sigurisë, komuna e Hanit të Elezit është në fazën e implementimit të projektit të vendosjes së kamerave të monitorimit. Ky projekt tha z.Suma është edhe ide e KKSB-së dhe në koordinim me Policinë e Kosovë janë identifikuar pikat monitoruese ku është bërë vendosja e kamerave dhe të cilat shumë shpejtë do të jenë në shërbim të Stacionit Policorë në Han të Elezit.
Në takim u përkrah edhe Iniciativa për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri Publike e cila mundë të kontribuojë si angazhim shtesë e komunitetit në sigurinë e përgjithshme në komunë dhe përmes tyre të identifikohen projekte konkrete për implementim nga donatorët e mundshëm.
Zyra për Informim