Këshilli komunal për siguri në bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e rregullt për muajin Prill dhe kryesuesi i takimit kryetari i komunës Rufki Suma propozoi këtë për rendë të punës:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar -Informatë mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Prill -Të ndryshme.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhje e kaluar para anëtarëve të KKSB-së lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Nuhi Dema, komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit dhe z.Remzi Aliu nga policia kufitare e vlerësuan muajin Prill si muajin më të qetë sa i përket rasteve të raportuara pran këtyre organeve të sigurisë. Që të dy zyrtarët than se gjendja e përgjithshme mundë të vlerësohet e mirë dhe pa ndonjë rast të veçantë që mundë të cilësohet si shkelje e rëndë e sigurisë së përgjithshme. Rufat Shkreta Drejtor i Shërbimeve Publike njoftoi anëtarët e KKSB-së me rastin paraqitjes së zjarrit në vendin e quajtur te pishat afër fshatit Gorancë i cili është lokalizuar shpejt nga njësia e zjarrfikësve, ndërsa Nesim Dernjani Drejtor i DAK kërkoi nga njësia policore që të shpeshtohen patrullimet policore në afërsi të shkollave si masë parandaluese për të evituar ekseset e mundshme. Nga anëtarët e KKSB-së u prezantuan edhe disa shqetësime të qytetarëve të cilët kanë ankesat ndaj disa të rinjve të cilët posedojnë qenë shtëpiak dhe të cilët pa masa të mjaftueshme mbrojtëse i shëtisin nëpër rrugë duke rrezikuar qytetarët e rastit si dhe përdorimi i motoçikletave nga disa të rinj por edhe të mitur.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së lidhur me disa aktivitete të cilat janë planifikuar për tu realizuar gjatë muajin Maj. Ai tha se gjatë muajit maj janë planifikuar aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta në Han të Elezit por këto aktivitete do të duhet të zhvillohen edhe në fshatrat dhe vendbanimet tjera të komunës. Këto aktivitete do të jenë të koordinuara me këshillat lokale dhe presim që edhe qytetarët të iu përgjigjen në mënyrë sa më të mirë.
Ali Vishi, Majorë i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza nga FSK-ja tha se kjo njësi gjatë muajit prill ka realizuar aktivitetin e planifikuar në komunën e Hanit të Elezit për të bërë një vlerësim të rreziqeve të mundshme dhe për të grumbulluar të dhënat e nevojshme që do të shfrytëzohen për sistemin e planit emergjent.
Takimin e KKSB-së e monitoruan edhe zyrtarët nga Zyra e OSBE-së dhe Policia e EULEX-it.
Zyra për Informim