Këshilli Kromunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e sajë të rregullt për muajin gusht.
Në takim ku prezantuan shumica e anëtarëve të këshillit u vlerësua gjendje e përgjithshme e sigurisë në komunë gjatë muajit gushtë dhe e cila u vlerësua si e qetë dhe pa ndonjë problem që konsiderohet prishje e rëndë e rendit dhe qetësisë publike.
Megjithatë në takim u bënë edhe analizat e para të krizës së zjarreve prej të cilave nuk është kursyer edhe komuna e jonë.
Nehat Suma komandant i nënstacionit të policisë tha se të gjitha indikacionet flasin se zjarret janë shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e faktorit njeri. Rrethanë e mirë në këtë situatë ka qenë që gjatë gjithë intervenimeve nuk kemi pas të lënduar apo dëme në pasuritë individuale.
Duke u ndërlidhur në këtë vlerësim kryetari i komunës Rufki Suma tha se gjatë gjithë kësaj kohe komuna ka angazhuar të gjithë kapacitetin të cilën për momentin e kishim në dispozicion.
Fatkeqësisht disa vatra të zjarrit kanë qenë të paarritshme për tu intervenuar dhe se në disa të tjera situata ka qenë edhe më e ndërlikuar ngase kanë qenë zona të minuara ,sidomos në pjesën Rezhancë –Puset e Nikës ku gjatë gjithë kohës janë dëgjuar ndezje të municioneve të mbetura që nga lufta ,por se në disa raste ka pasur edhe detonacione të fuqishme të minave të mbetura.
Edhe pse nuk janë bërë ende vlerësimet e para për dëmet e shkaktuara supozohet se janë afro 60 ha. sipërfaqe të dëmtuara nga këto zjarre.
Në vazhdim anëtarët e KKSB-së u njoftuan nga kryetari i komunës z. Suma me Udhëzimin Administrativ 27/2012 MPB – 03/2012 MAPL –së , për Këshillat Komunale në Bashkësi.
Ky udhëzim është nxjerrë nga Qeveria e Kosovës ,përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me të cilën rregullohet puna dhe funksionimi i KKSB-ve ,tha z Suma, duke shtuar se sipas këtij udhëzimi është përcaktuar edhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të KKSB-së.
Zyra për informim