Hani i Elezit 28.06.2013
Këshilli komunal për siguri në bashkësi mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2013 dhe kishte këtë rendë të punës;
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Informatë mbi sigurinë në komunën e Hanit të Elezit
-Të ndryshme.
Mbledhjen e KKSB-së e kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhje e kaluar, lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës .
Nuhi Dema komandant i stacionit policorë në Han të Elezit e vlerësoi gjendjen e sigurisë në Han të Elezit si shumë të mirë dhe pa ndonjë incident të rëndë të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Për z.Dema të gjitha raportet ditore flasin për situatë në suaza normale, Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet në kryerjen e detyrave të rregullta në përputhje me obligimet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Ai shtoi se javën e fundit janë shtuar aktivitete në parandalimin e incidenteve në komunikacion sidomos ndaj dukurisë të kohëve të fundit të ngasjes së motocilkletave nga të rinjët dhe ndaj disa prej tyre janë marrë masat e nevojshme.
Edhe nga policia kufitare raportohet për gjendje normale, edhe përkundër disa tentativave për kalime ilegale falsifikim të dokumenteve dhe kontrabandim të mallrave.Remzi Aliu nga policia kufitare shtoi se me fillimin e sezonit të pushimeve vërehet edhe shtim i fluksit të hyrje –daljeve në pikën kufitare duke shtuar se në muajin qershorë ky numër ka arritur në 6500.
Duke u ndërlidhur me këtë pikë të rendit të ditës, kryetari i komunës Rufki Suma parashtroi edhe disa shqetësime të cilat janë prezantuar në seancën e kuvendit të komunës si dhe nga qytetarët. Ai kërkoi nga policia e vijës së gjelbërt që për aq sa është e mundur të zvogëlojë ndalimet banorëve në vendbanimet duke potencuar kontrollin që bëhet të Ura e Seqishtës. Kryetari Suma nga zyrtarët policorë kërkoi edhe informatë lidhur me dukurinë e përdorimit të drogës dhe prostitucionit në teritorin e komunës së Hanit të Elezit. Sipas zyrtarëve policorë përdorimi i drogës në komunën e Hanit të Elezit nuk është evidentuar por kjo nuk përjashtonë mundësin për transit për shkak të pozitës kufitare të qytetit.Po e njëjta vlenë edhe për prostitucionin, ngase nuk kanë informacione për këtë dukuri. Një shqetësim që ngreu z. Aliu nga policia kufitare është dukuria që kohën e fundit është evidente është trafikim me të rinjë kosovarë të cilë kanë ra pre e kontrabandistëve. Kjo dukuri është evidente në komunat Ferizaj,Kaçanik, Viti e Han të Elezi. Për kryetarin Suma sezona e pushimeve verore dhe ardhja e bashkatdhetarëve kërkon angazhim më të shtuar si të Policisë së Kosovës por edhe të gjithë institucioneve tjera. Ai shtoi se këtë muaj është edhe fillim i muajit të Ramazanit gjë që shumë aktivitete do të zhvillohen në orët e mbrëmjes.Muajt në vijim janë edhe muajt kur paraqitet edhe rrezikshmëria më e madhe e zjarreve dhe duhet të shtohen si masat por edhe aktivitete në sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjareve ku rol të rëndësishëm mundë të luajnë edhe këshillat e zgjedhur të fshatrave dhe vendbanimeve tha z. Suma.
Në takimë janë vlerësuar lartë edhe aktivitetet kulturore dhe sportive të cilat janë zhvillua në komunën e Hanit të Elezit gjat festave të muajit qershorë.Në këtë drejtim është potencuar bashkëpunimi i mirë i të gjithë aktorëve përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin sa më të mirë të këtyre aktiviteteve. Veçanërisht është vlerësuar lart manifestimi qendrorë me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Hanit të Elezit me pjesëmarrje masovike të qytetarëve në vizitë në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve por edhe në manifestimin qendrorë në Han të Elezit.
Zyra për Informim