Hani i Elezit 28.08.2014
Këshilli komunal për siguri në bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e rregullt të muajit gusht.Me punën e këshillit i cili ishte në përbërje të plotë kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma.
KKSB-ja në takim shqyrtoi;
-Miratimin e procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Informatë mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit
-Gjendja e sigurisë pas arrestimeve të fundit të të dyshuarve për pjesëmarrjen në luftën e Sirisë
-Të ndryshme.
Pas miratimit t procesverbalit nga mbledhje e kaluar, lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë anëtarët e KKSB-së i njoftoi Komandanti i Stacionit Policorë z.Nuhi Dema. Ai tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit në komunën e Hanit të Elezit gjendja mundë të vlerësohet e qetë dhe stabile. Komandanti Dema tha se gjatë muajit gusht janë raportuar gjithsej 12 raste të natyrës të ndryshme por që nuk kan cenuar rendin dhe qetësinë publike.
Zyrtarët policorë të Hanit të Elezit në kuadër të planeve të miratuar do të kujdesen edhe për mbarëvajtjen e manifestimeve publike të planifikuara si dhe fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollorë.
Edhe Komandanti Remzi Aliu nga Policia Kufitare e vlerësoi si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në pik kalimin kufitarë. Ai tha se ka raste sporadike të tentimit ilegal të kufirit, por që nuk cenojnë gjedjen e sigurisë.
Gjendja e sigurisë pas arrestimeve të fundit të të dyshuarve për pjesëmarrjen në luftën e Sirisë ishte tema që ngjalli mjaft debat ndër anëtarët e KKSB-së.
Të gjithë anëtarët e KKSB-së u pajtuan se numri i të arrestuarve në komunën e Hanit të Elezit të dyshuar për pjesëmarrje në luftën e Sirisë është shqetësues.Të gjithë u pajtuan se ato veprime janë individuale dhe se përgjegjësia do të jetë individuale. Anëtarët e njëzëri dënuan të gjithë ata bashkëqytetarë tanë të cilët në emër të fesë islame po bëhen “bashkëpjesëmarrës” të dyshuar në krime shumë të rënda në luftën e Sirisë, të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste . Ata thanë se janë të gjitha informatat se atje po zhvillohet një luftë që për ne është e huaja dhe nuk ka të bëjë as me parime humanitare e as fetare.
Megjithatë anëtarë e KKSB-së me një deklaratë të përbashkët e vlerësuan si jo parimore nxitimin dhe pothuaj se garën mediatike se kush po i etiketon këta të dyshuar të arrestuar më shumë e më shumë “Teroristë” e “ Xhihadistë”. Pavarësisht veprimeve të drejta të organeve shtetërore që të parandalojë cilindo aktivitet që rrezikon rendin dhe sigurinë publike, askush nuk është fajtorë përderisa nuk dëshmohet fajësia . Ky operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës u përcoll edhe me etiketime të ndryshme në baza fetare duke i veshur ato me termin terrorizëm. Ky është paragjykim dhe askush nuk ka dëshirë të etiketohet me ndonjë term negativ në bazë të dukjes apo përkatësisë etnike apo fetare.
Kjo i gjason viteve të 80-ta kur Millosheviqi i quante disa shqiptarë terroristë, por të gjithë identifikoheshim me atë term.
Dhe mbi këto parime bazë, anëtarët e KKSB-së e vlerësuan si jo parimore raportimin e mediave vendore lidhur me këto arrestime, pa u kujdesur mbi epilogun e përfundimtarë hetimorë. Fakti se 6 nga të dyshuarit tashmë janë liruar dëshmon këtë parim.
KKSB-ja iu bën thirrje të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta.
Pavarësisht të gjitha këtyre zhvillime KKSB-ja vlerëson domosdoshmërinë e angazhimit të të gjitha institucioneve që të hapet debat i përgjithshëm lidhur me këtë dukuri shqetësuese dhe këtu mundë të kontribuojnë edhe komuna si institucion, Policia e Kosovë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame.
Zyra për Informim