Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Hanit të Elezit në përbërje të plotë dhe nën kryesimin e kryetarit të Komunës Rufki Suma, mbajti mbledhjen e rregullt për muajin dhjetorë dhe për rendë të ditë shqyrtoi:
-Miratimin e procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Vlerësimin e gjendjes së sigurisë në komunën e Hanit të Elezit
-Miratimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2015.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Hanit të Elezit vlerëson se gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit vazhdon të mbetet e qetë dhe pa ndonjë rast të rëndë që cenon këtë gjendje. Komandanti i Stacionit policorë z.Nuhi Dema tha se rastet e raportuara gjatë muajit dhjetorë nuk paraqesin ndonjë cenim serioz dhe se numri i rasteve të raportuara është në rënje e sipër. Komandanti Dema tha se përkundër kësaj janë shqetësimet të cilat raportohen nga qytetarët e komunës që kanë të bëjnë me rrezikun nga qentë endacakë të cilët kohën e fundit janë më të shpeshtë. Këtë shqetësim ia kam raportuar edhe Drejtorisë Rajonale dhe po presim që të marrim ndonjë rekomandim më konkret në këtë drejtim tha z.Dema.
Lidhur me këtë problem u tha se janë edhe informata se nga viset tjera të Kosovës përmes rrugëve të ndryshme qentë endacak sillen në Han të Elezit gjë që ka bërë që numri i tyre vazhdon të rritet shumë dhe njëkohësisht këtë gjendje e bënë edhe më serioze.
Edhe nga Policia e Vijës së Gjelbërt dhe Policia Kufitare raportohet për gjendje stabile dhe pa ndonjë rast që do të theksonin në veçanti. Nga zyrtarët policorë u njoftua KKSB-ja se në prag të festës së vitit të ri do të shtohen masat e sigurisë në mënyrë që kjo festë të kalojë pa incidente.
KKSB-ja edhe sot debatoi lidhur me dukurin e largimit të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit drejt rrugëve të panjohura të perëndimit. Muhamet Suma, Kryetarë i KBI-së të Hanit të Elezit tha se kjo temë edhe duke u debatuar me të madhe mes qytetarëve dhe se ka qenë apel i BI-së që të ndikohet që kjo dukuri të parandalohet. Edhe pse nuk mundë të konfirmohet numri i të gjithë atyre që janë larguar, ishte pajtim i anëtarëve të KKSB-së se tashmë vërehet se kjo dukuri ka marrë përmasa serioze. Janë edhe më shqetësuese numri i familjeve me fëmijë të cilët kanë marrë këtë rrugë ndërsa fatkeqësisht informatat nga dëshmitarët flasin se sa shumë e rrezikshme është kjo rrugë.
KKSB-së edhe një herë apelon te të gjithë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të mos bien pre e shumë kontrabandistëve dhe mos të rrezikojnë për të marrë këtë rrugë duke ditur se shumë nga shtetet drejtë të cilëve janë nisur janë deklaruar se nuk do të ketë azil për qytetarët kosovarë.
Zyra për Informim