Hani i Elezit 27.12.2013
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti mbledhjen e rregullt për muajin dhjetorë me që rast përmbylli aktivitetet për vitin 2013.
Me takimin kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma i cili falënderoi anëtarët e KKSB-së për angazhimin në mbarvajtjen me sukses të punës dhe funksionimit të këtij këshilli.
KKSB-ja në këtë takim shqyrtoi;
-Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit,
-Të ndryshme
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi pa vërejtje miratoi procesverbalin nga mbledhje e kaluar ndërsa lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë raportuan zyrtarët policorë nga Stacioni Policorë në Han të Elezit,Policia Kufitare dhe Vija e gjelbërt kufitare.
Jahi Maliqi nga stacioni policorë i Hanit të Elezit tha se edhe muaji dhjetorë ka kaluar pa ndonjë incident të rëndë i cili do të rëndonte gjendjen e përgjithshme të sigurisë.Ai tha se gjat muajit janë regjistruar gjithsej 10 raste prej të cilave theksoi një vjedhje të rëndë dhe për të cilën janë zënë kryesit dhe ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë e rregullt.Ai shtoi se bazuar në 130 vepra të regjistruara deri më tani në vitin 2013, konstatojmë se është i përafërt me veprat e regjistruara vitin e kaluar, dhe prezanton një gjendje përgjithësisht shumë të mirë në komunën e Hanit të Elezit.
Edhe z.Remzi Aliu nga Policia Kufitare njoftoj se gjendja mund të cilësohet si stabile dhe pa ndonjë rast të veçant.Ai tha se është fund i vitit që karakterizohet me fluks të shtuar të udhëtarëve por se është në suaza të menagjimit të rregullt.z.Aliu njoftoi KKSB-në se pala Maqedone ka përuruar hapësirat e reja të vendkalimit kufitarë me që rast do të lehtësohet qarkullim në këtë pikalim.Ndërsa Vahit Hyseni nga vija e gjelbërt raportohet për gjendje normale dhe pa ndonjë incident që mundë të veqohet. Ai tha se janë regjistruar dy shkelje dhe atë kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim i mjeteve farmaceutike dhe ndaj kryesve po zhvillohen procedurat e rregullta ligjore.
Nga pjesëmarrësit tjerë në këtë takim u bashkëbiseduan edhe çështje të tjera në interes të këtij këshilli. Megjithatë konstatim i përbashkët i anëtarëve KKSB-së së Hanit të Elezit është numri i vogël i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Komunën e Hanit të Elezit duke marrë parasysh numrin e rasteve të raportuara dhe hapësirës dhe numrit të banorëve që ka kjo komunë.
KKSB-ja doli me rekomandim që të kërkohet nga MPB-ja shtimin e zyrtarëve policorë në Stacionin Policorë të Hanit të Elezit, dhe që
-Komuna e Hanit të Elezit të kërkojë nga ministritë përkatëse që me aplikimin e Letërnjoftimeve Biometrike plotësohet një standardë i rëndësishëm që do të mundësonte kalimin e kufirit me Republikën e Maqedonisë për qytetarët Kosovarë vetëm me Letërnjoftim, apo së paku të mundësohet kalimi për banorët e komunës së Hanit të Elezit të cilët për shumë arsye janë frekuentuesit më të shumtë në këtë vendkalim kufitarë.
Zyra për Informim