Hani i Elezit 25.01.2013
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Hanit të Elezit (KKSB), mbajti takimin e parë të rregullt për vitin 2013 dhe për rendë të ditës kishte;
1.Informata për sigurinë e përgjithshme në komunë
2. Plani i punës për vitin 2013
3.Të ndryshme
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës , informatë për sigurinë e përgjithshme në komunë raportuan përfaqësuesit e njësive policore që veprojnë në komunën e Hanit të Elezit.
Nuhi Dema komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit mundë të vlerësohet e qetë dhe stabile. z.Dema tha se janë raportuar gjithsej 9 raste prej të cilave veçojë rastin e vjedhjes në zyrën e administratës së Bashkësisë Islame. Ai tha se pas veprimeve të koordinuara është arritur që të zbulohen kryesit e veprës dhe ndaj tyre është vendosur masa e paraburgimit dhe është iniciuar procedura e rregullt gjyqësore. Duhet të theksohet se personat e njëjtë janë të lidhur edhe me rastin e vjedhjes së llaptopit në shkollën e fshatit Seqishtë e cila në ndërkohë i është kthyer shkollës në fjalë. Nga njësia i Vijës së Gjelbërt raportohet gjendje e mirë në vijën kufitare dhe se është duke vazhduar bashkëpunimi i mirë i patrullimit të përbashkët me njësitë kufitare nga Republika e Maqedonisë . Edhe nga njësia policore e Pikës Kufitare njoftohet për gjendje të mirë në vendkalimin kufitar në Han të Elezit. Edhe pse herë pas here ka tentime për kalime ilegale dhe kontrabandë të ndryshme, megjithatë e tërë situata mundë te vlerësohet nën kontroll të plotë të njësive kufitare.
Në takim në cilësi të “mysafirit” ishe edhe përfaqësuesi i Policisë së Eulexit në Policinë Regjionale të Ferizajt.
Muhamet Suma Kryetarë i BI-së të Komunës së Hanit të Elezit shfrytëzoi rastin që të përgëzojë punën e suksesshme të Policisë së Kosovës për zbardhjen e shpejtë të rastit dhe arrestimin e kryerësve së veprës në zyret e BI-së. Kryetari i BI-së z. Suma tha se është për keqardhje të madhe rasti i ndodhur mirëpo zbulimi i shpejt do të ndikojë shumë në parandalimin e rasteve tjera të ngjashme në të ardhmen.
Ishte vlerësim unik i KKSB-së se përkundër angazhimit shumë të sinqertë që çështja e sigurisë në komunë të mbetet e qetë dhe stabile , megjithatë zhvillime të ndryshme në masë të madhe po ndikojnë dhe reflektojn edhe ne këtë komunë , duke u theksuar në veçanti zhvillimet në Luginën e Preshevës.
Në këtë pikë nga të gjithë anëtarët e KKSB-së u dënua dhe u vlerësua se akti i Qeverisë Serbe është i papranueshëm dhe i drejtuar kryekëput për të përbuzur dinjitetin e kombit Shqiptarë.
Mirëpo për anëtarë KKSB-së të gjitha zhvillimet të cilat ndodhën më pas jan kundërreagim i veprimeve të pushtetit serb, por ajo që më së shumti i brengos anëtaret e KKSB-se, janë deklaratat jo të përgjegjshme të personaliteteve të larta të Kosoves si ajo e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti i cili tha se për ngjarjet në Luginën e Preshevës duhet të reagojë Republika e Shqipëris e jo ajo e Kosovës si dhe vlerësimet e shpejta se për dëtimet e varrezave të serbëve janë përgjegjës Shqiptarët , gjë që edhe më tepër po i vështirësojnë angazhimet tona për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe reagimit racional. Për OVL-UÇK- në është e papranueshme që në mes të Kosovës, në Gorazhdec të Pejës të jetë e vendosur plaka përkujtimore serbe ku me shkronja të mëdha të jetë e shkruar ,, Në përkujtim të viktimave të terroristëve shqiptarë” dhe kjo të mos të largohet po nga Qeveria e Kosovës në formë të reciprocitetit me veprimin e Qeverisë Serbe.
Për anëtarët e KKSB-së , dëmtimi i varrezave pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë është akt i vrazhdë dhe duhet dënuar pa as një hezitim. Mirëpo shumë herë përvojat tona kanë treguar dhe dëshmuar se kjo nuk ishte vepër e komunitetit shqiptarë, sepse janë vërtetuar se ne këso situatash veprojnë vet kriminelet serb dhe dëmtojnë varrezat dhe kishat e tyre vetëm e vetëm tua mveshin Shqiptarëve. Fatkeqësisht këto veprime hodhën në planë të dytë arsyen e vërtetë të indinjatës të mbarë kombit Shqiptarë . Për deri sa për dëmtimin e Lapidarit në qytetin e Vitisë e cila erdhi si kundër reagim i pushtetit të Serbis, suspendohen Policët e Kosovës, në veri të Mitrovicës lirshëm ecin kriminelët e as Policia e Kosovës, as EULEX-i e KFOR-i nuk marrin guximin të ballafaqohen me strukturat kriminale të Qeverisë Serbe që veprojnë legalisht ne veri.
Në përmbyllje të kësaj pike KKSB-ja doli me rekomandim që me një Letër Reagimi ti drejtohet Qeverisë së Kosovës me këto kërkesa ;
-Që të dënohet Akti i Largimit të Lapidarit të Ushtarëve të UÇPMB-së në Presheve
-Si akt legal i reciprocitetit të largohet “Pllaka përkujtimore serbve” në Gorazhdec
-Të vlerësohen deklaratat e udhëheqësve të lartë lidhur me zhvillimet e fundit.
-Kthimi i Policëve të Vitisë në vendet e tyre të punës, të cilët i konsiderojmë viktima të një situate për të cilën ata më së paku janë fajtorë
Ne vazhdim të takimit KKSB-ja njëzëri miratoi Planin e punës për vitin 2013.
Zyra për Informim