Hani i Elezit 28.03.2014
Këshilli komunal për siguri në bashkësi mbajti mbledhje e rregullt për muajin mars dhe për rend të ditës shqyrtoi;
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Raport mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit
-Të ndryshme.
Me takimin kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma .
Pas miratimit të rendit të ditës për pjesëmarrësit në takim, lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit raportuan zyrtarët policorë, Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit dhe z.Remzi Aliu nga Policia Kufitare.
Sipas z.Dema muaji mars mundë të vlerësohet si i qetë dhe pa ndonjë rast të rëndë të cenimit të rendit dhe qetësisë publike. Komandanti Dema vlerëson se KKSB-ja mundë të inicion disa aktivitete dhe iniciativa të cilat mundë të kontribuojnë në edhe më tej kësaj gjendje të mirë. Ai me këtë rast shprehu shqetësimin e tij në veçanti në sigurinë në komunikacion duke theksuar plotësimin me shenja të komunikacionit në disa pika të identifikuara , sidomos në hyrje të Hanit të Elezit që rrezikon në masë të madhe sigurinë e nxënësve të Shkollës Fillore “Ilaz Thaçi”. Policë nga stacioni policorë në Hanin e Elezit kohën e fundit kanë ndërmarrë edhe disa aktivitete në parandalimin e prerjes së drunjtëve me ç’rast theksoi edhe bashkëpunimin me komunën e Hanit të Elezit edhe në këtë drejtim.
Edhe nga policia kufitare njoftohet për gjendje të mirë të sigurisë në pikën kufitare dhe sipas z.Aliut gjendja është në kondita normale dhe e menagjueshme nga policia kufitare.
Nga pjesëmarrësit në takim u prezantuan disa shqetësime për të cilat KKSB-ja duhet të veproj, siç janë rreziku nga qentë endacak, problemet në mbikalimin e hekurudhës si dhe tema tjera për të cilat u propozuan edhe aktivitete konkrete.
Duke i falënderuar për kontributin e anëtarëve të KKSB-së, kryetari i komunës Rufki Suma i njoftoi pjesëmarrësit me vendimet e kuvendit të komunës që i takojnë KKSB-së. Kryetari Suma tha se kuvendi e ka miratuar raportin e punës për vitin 2013 si dhe planin e punës për vitin 2014. Ai tha se nga plani i miratuar KKSB-në e presin aktivitet konkret të cilat do të përmirësojnë edhe më shumë gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë.
Zyra për Informim