Hani i Elezit 25.04.2014
Këshilli komunal për siguri në bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e rregullt për muajin Prill.
Në takimin të cilën e kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma, KKSB-ja vlerësoi gjendjen e sigurisë së përgjithshme si të mirë dhe stabile, pa ndonjë eksces që ka rrezikuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë.
Nuhi Dema, komandant i stacionit policorë në Han të Elezit, tha se pran këtij stacioni gjatë muajit Prill nuk jan raportuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Ai njoftoi këshillin me zbatimin e planit operativ gjatë muajit Prill lidhur me parkimin e palejuar të automjeteve në hapësirat e palejuara duke theksuar se janë arritur rezultate konkrete në vetëdijesimin e qytetarëve në këtë drejtim. Komandanti Dema shtoi se edhe për muajin Maj është planifikuar fushatë lidhur me tejkalimet e shpejtësive të ngasësve të automjeteve, kjo në kuadër të aksionit të përgjithshëm të parandalimit të aksidenteve të cilat kanë qenë evidente së fundi. Ai shtoi se kontrollet dhe masat ndëshkimore do të jenë më të ashpra ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e komunikacionit.
Edhe nga policia kufitare raportohet për gjendje normale dhe pa ndonjë shkelje të rëndë të rendit publik. Remzi Aliu nga policia kufitare tha se gjatë këtij muaji është evidentuar numër i shtuar i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, por që gjendja është duke u menagjuar me sukses.Ndërsa nga njësia policore e vijës së gjelbërt raportohet për gjendje normale dhe pa ndonjë rast të veçantë.
Në takim u diskutua edhe gjendja me e re e krijuar nga reshjet e shiut që në disa pjesë të vendit kanë shkaktuar shumë dëme. Në këtë drejtim kryetari Suma tha se deri mbrëmë nuk ka pas raportime për kanosje nga vërshimet. Megjithatë ai shtoi se mbrëmë në Lagjen e Re përroi i Rezhancës ka rrezikuar disa shtëpi dhe ka shkaktuar disa dëme. Kjo situatë na bënë që të jemi vazhdimisht të gatshëm për të reaguar nga se fatkeqësitë mund të ndodhin shpejt dhe papritur. Në këtë drejtim edhe z.Ali Vishi nga FSK-ja njoftoi KKSB-në lidhur me pasojat e vërshimeve në rajonin e Prishtinës, Podujevës dhe Gjilanit. Ai tha se në disa raste është paraqitur nevoja e intervenimit edhe nga njësit e FSK-ë për të ndihmuar dhe parandaluar dëme më të mëdha. Nga këto vlerësime KKSB-ja konsideron se reshjet e mëdha të shiut janë dukuri natyrore të cilat nuk mundë të kontrollohen, por ishte vlerësim i përbashkët se në disa raste është edhe faktori njeri i cili ndikon në këto zhvillime.Në shumë raste hedhje e mbeturinave dhe punimet e papërgjegjshme në rrjedhat e ujërave po ndikojnë në rritjen e dëmeve nga vërshimet.
KKSB-ja apelon të qytetarët për përgjegjësin e tyre që mos të hedhin mbeturina dhe të mos pengojnë rrjedhën normale të ujërave në territorin e komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për Informi