Ditën e sotme Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, Koloneli Francesco Ferrara ka bërë dhurimin e disa pajisjeve mjaft të nevojshme për Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Komunën e Hanit të Elezit, ku përfshihen: pompa thithëse zhytëse, pompa shpinore, gjenerator 4kW, drone, pompa motorike thithëse, prerore betoni, motorsharrë, ujë hedhës dhe fiskajë.
Përmes këtij donacioni, edhe një herë, tregohet se KFOR-i është këtu për t’i mbështetur të gjithë banorët e Kosovës, në veçanti për sigurinë tonë, për të cilën meritojnë falëmderimet dhe mirënjohjen e thellë nga të gjithë ne.