Pas pesë lojërave garuese dhe një miqësore që KF Sharri U-14 realizoi gjatë tueërneut në Shtutgart, klubi arriti që të triumfojë në të gjitha ndeshjet, kështu duke u shpallur kampionët e turneut.
Për t’iu shprehur përgëzimet dhe falënderimet e Komunës së Hanit të Elezit për këtë sukses të arritur, sot ftuam klubin dhe mbështetësit e pakusht që ndihmuan në arritjen e këtij suksesi, siç janë Kadri dhe Leuonora Imishti, bashkëvendasit tanë që iu qëndruan krah ekipit tonë gjatë gjithë turneut.
Mirënjohje të thellë shprehëm për trajnerin, Sokol Isufi, ndihmës trajnerin Fuad Bushi, si dhe asistenten e klubit Florentina Raka Isufi, përkushtimi i të cilëve u përkthye në fitore.
Dhe në fund, por më të rëndësishmit, janë djelmoshat e klubit Sharri U-14, të cilët me atdhedashurinë më të madhe, e sollën trofeun në shtëpi, në Han të Elezit, prandaj ju themi faleminderit: Sadikut, kap.Arlindit, Almatit, Idealit, Omarit, Flakronit, Anikut, Harbinit, Bajramit, Andit, Lorendit, Faikut, Valonit, Isufin dhe për më të voglin e klubit, Diarit.
Faleminderit që emrin e Hanit të Elezit e radhitët si triumfues edhe jashtë kufinjve tanë!