Hani i Elezit 22.02.2013
Këshilli komunal për siguri në bashkësi mbanë takimin e dytë të radhës dhe për rendë të ditës shqyrtoi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit.
Sipas zyrtarëve nga Policia e Kosovës gjendja vlerësohet e qetë dhe stabile pa ndonjë incident i cili ka cenuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë.
Sipas Nuhi Demës, Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit gjatë muajit shkurt nuk janë raportuar shkelje të rënda të sigurisë në komunë edhe për faktin se ka qenë muaji i festës së Përvjetorit të Pavarësisë ku kemi pas numër të shtuar të tubimeve publike dhe masë të shtuar të lëvizjes të qytetarëve të vendit. Edhe nga njësia e Policisë së pikës kufitare dhe vijës së gjelbër nuk raportohet për ndonjë rast i cenimit të vijës kufitare të vendit.
Nga anëtarët tjerë të këshillit komunal u debatuan aktivitete të mundshme të cilat do të ndikonin në gjendjen e sigurisë në komunë. Në këtë drejtim Zaim Bela nga këshilli i prindërve të nxënësve të shkollave të komunës, kërkoi nga Policia e Kosovës që mundësisht ti shtojnë patrullimet rreth objekteve të shkollës që mundë të ishte si ndihmesë në përmirësimin e sigurisë në shkollat e komunës dhe si aktivitet parandalues për ndonjë incident të mundshëm.
Në takim u debatua edhe rreth përdorimit të vulës me mbishkrimin e vjetër nga doganat e Kosovës. Kryetari i komunës Rufki Suma tha se me të marrë vesh këtë informatë është zhvilluar një takim me përgjegjësit e Doganës së Kosovës. Edhe përkundër arsyeve të cilat i dhanë përgjegjësit në fjalë konsiderojmë se Dogana e Kosovës është duke bërë shkelje të vrazhdë të Ligjit pasi që ky ndryshim i emrit është sanksionuar me Ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës si organ më i lartë ligjvënës i Kosovës, andaj konsiderojmë se as një zhagitje e zbatimit të këtij Ligji nuk është i arsyeshëm.
Imer Thaçi Shef i Divizionit për Sigurinë në Bashkësi pran MPB-së në Qeverinë e Kosovës, tha se aktiviteti i KKSB-së në Han të Elezit mundë të na shërbejë si model shumë i mirë se si duhet të aktivizohen të gjitha strukturat relevante që mundë të debatojnë dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë në komunë. Ai me këtë rast përgëzoi edhe kryetarin Suma për respektimin e plotë të Udhëzimit Administrativ lidhur me Themelimin dhe Funksionimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi.
Zyra për Informim