Këshilli komunal për siguri në bashkësi mbajti mbledhjen e rregullt për muajin Tetorë.
Këshilli në kryesimin e kryetarit të komunës Rufki Suma për rendë të ditës shqyrtoi:
-Miratimin e procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit gjatë muajit Tetorë.
– Reagimi i KKSB-së pas vendimit të Gjykatës së Apelit në rastin Drenica
-Të ndryshme.
Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.
Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Nuhi Dema muajin Tetorë e vlerësoi si të qetë dhe stabile pa ndonjë rast të veçant të rrezikimit të rendit dhe sigurisë publike.
Edhe z.Remzi Elezi komandant i Policisë Kufitare në Han të Elezit e konsideroi punën e policisë kufitare në suaza të aktiviteteve të cilat garantojnë siguri të plotë në këtë pikë kufitare. Ai gjatë muajit Tetorë veçoi rastin e kontrabandimit të lëndëve narkotike nga një qytetarë i Sërbisë i cili u ndalua në dalje nga Republika e Kosovës. Komandanti Elezi tha se gjatë muajit ka pasë 2 raste të arrestimit bazuar në fletëarrstimet ndërkombëtarë dhe 4 raste të arrestimit bazuar në fletarrestimet nga organet vendore.
Ndërsa Rreshter Afrim Mustafa nga Policia e Vijës së Gjelbërt, i njoftoi anëtarët e KKSB-së se gjat muajit Tetorë kjo njësi ka parandaluar kontrabandimin me mallra dhe atë në një rast mjaltë e kontrabanduar, një rast tregëti e ndaluar me duhan, në 4 raste kalime ilegale të kufirit dhe në 3 raste transportime ilegale të drunjëve.
KKSB-së debatoi edhe lidhur me vendimin Gjykatës së Apelit në rastin Drenica II.
Sipas Kryetarit të Komunës Rufki Suma këto vendime janë tentim për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin dhe është padrejtësi e madhe nga gjykatat ndërkombëtare.
Këto vendime janë të padrejta, të paargumentuara dhe në dëm të udhëheqësve kryesorë të luftës së UÇK-së, dhe proceset e tilla janë inicuar për qëllime politike tha kryetari Suma.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi përkrahë rezolutën e Kuvendit të Kosovës për mbrojtjen e vleravetë luftës së UÇK-së