Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, mbanë mbledhjen e saj të tretë të rregullt për vitin 2024.
Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i proceverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3.Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi nënkryetari i komunës z.Sevdi Dernjani.
Për gjendjen e siguris në Komunën e Hanit të Elezit raportuan zyrtarë nga Policia e Kosovës
Toger Nuhi Dema Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij gjendjen e përgjithshme të siguris e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësis publike.
Sipas tij, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 7 raste dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta.
Për Toger Nuhi Dema shqetësuese është fakti se nga këto raste, 4 janë lëndime të lehta trupore e ku pjesmarrës janë të rij të mitur.
Edhe nga Policia e Vijës së Gjelbër, z.Lulzim Deda raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rregullave kufitare.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit janë regjistruar vetëm 2 raste të cenimit të rregullave të vijës kufitare.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe qështje tjera me interes për ngritjen e siguris së përgjithshme në komunë.
Në këtë kontekst nënkryetari z.Sevdi Dernjani ngriti qështjen e dëmtimeve të vazhdueshme që po ndodhin në Parkun Isa Berisha me ç’rast kërkoi nga zyrtaët policorë që ma shpesh ta frekuentojnë këtë hapësirë me qëllim të parandalimit të dëmtimeve të matutjeshme.