Këshilli për rendë të ditës shqyrtoi:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-Gjendja e përgjithshme e sigurisë gjat muajit Nëntor
-Të ndryshme
Me punën e këshillit të sigurisë udhëhoqi kryetari i komunës Rufki Suma.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit gjat muajit Nëntor, raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës nga Stacioni Policorë në Han të Elezit, Policia Kufitare dhe Policia e vijës së gjelbërt.
Sipas tyre gjat këtij muaji nuk janë regjistruar raste të cilat kanë prishë rendin dhe qetsinë publike.Ata e vlerësuan gjendjen e përgjithshme të mirë duke theksuar se ata mbeten të përkushtuar në obligimet dhe detyrat e tyre.
Anëtarët e këshillit të sigurisë në takim debatuan edhe mbi disa shqetsime të cilat në vazhdimësi preokupojnë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.
U theksuan problemet në kalimet kufitare, ku për banorët e Hanit të Elezit nuk ka as një lehtësirë duke u nis nga fakti se shumica e banorëve të komunës kanë lidhje familjare në Republikën e Maqedonisë dhe se ata kan shumë nevoja për kalime të shpeshta të kufirit. U kërkua që kjo qështje të debatohet në instanca më të larta për të mundësuar lëvizje të lehtësuar të banorëve lokal.
Shqetësim tjetër që u diskutua në takim ishte edhe qështja e ndotjes nga Fabrika e Çimetos Sharrcem.Edhe përkundër shumë premtimeve nga Sharrcemi si dhe shumë vërejtjeve nga Komuna e Hanit të Elezit, vazhdonë të ketë nivel të lartë të pluhurit dhe emitim të gazrave. Kjo dukuri është më e theksuar gjatë orëve të natës.
Në takim u vendos që këto shqetsime ti prezentohen Sharrcem-it dhe të kërkohet që urgjentisht të ndërmerren masat e nevojshme për ndaljen e ndotjes së ajrit.