Hani i Elezit 27.11.2014
Këshilli komunal për siguri në bashkësi (KKSB) e komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e rregullt për muajin Nëntor dhe për rend të ditës shqyrtoi:
-Procesverbalin nga mbledhje e kaluar
-Gjendjen e përgjithshme të sigurisë
-Aktivitet me rastin e shënimi të Ditës së Flamurit.
Me mbledhjen e KKSB- udhëhoqi kryetari i komunës Rufki Suma.
KKSB-ja e vlerëson gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit të qetë dhe stabile. Ky konstatim doli nga raportimet e zyrtarëve policorë nga Stacioni Policorë në Han të Elezit, Policia Kufitare dhe nga Policia e Vijës së Gjelbërt.Ata në raportimet e tyre than se gjatë muajit Nëntor nuk janë raportuar raste që në mënyrë më serioze kanë cenuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë.
Në takim anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe lidhur me aktivitetet e komunës së Hanit të Elezit lidhur me me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit të cilat janë planifikuar.
Në takim u bisedua edhe lidhur me shqetësimet e nxënësave dhe studentëve të komunës së Hanit të Elezit për sigurimin e një linje të rregullt Hani i Elezit -Ferizaj-Prishtinë, pasi që është paraqitur numër i madh i tyre të cilët vijojnë mësimet në këto qendra. Me këtë rast kryetari i komunës Rufki Suma tha se tashmë janë duke u zhvilluar bisedimet me organet përkatëse në mënyrë që ky problem të zgjidhet sa më mirë dhe nxënësve dhe studentëve të ju sigurohet në transport me orar të përshtatshëm
.