Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Nënkryetari i Komunës, z.Sevdi Dernjani, i cili tha se bazuar informatat, gjendjen e përgjithshme të sigurisë mund ta vlerësojmë të qetë dhe stabile.
Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë e raportuan Zyrtarët nga Policia e Kosovës.
z.Nuhi Dema Komandant i Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Ai tha se përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 11 raste, që janë 2 raste më shumë se për periudhën e njejtë të vitit të kaluar
Kurse z.Lulzim Deda nga Policia e Vijës Kufitare raportoi gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rregullave kufitare, dhe sipas tij në periudhën raportuese janë regjistruar vetëm 2 raste.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.