Këshilli për rend të punës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Nënkryetari i Komunës, z.Sevdi Dernjani,
Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë e raportuan Zyrtarët nga Policia e Kosovës.
z.Adil Ahmeti nga Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike.
Ai tha se përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 14 raste, që janë për nga numri i rasteve i njejtë me periudhën e njejtë të vitit të kaluar
Kurse z.Lulzim Deda nga Policia e Vijës Kufitare raportoi gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rregullave kufitare, dhe sipas tij në periudhën raportuese janë regjistruar vetëm 3 raste.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.