Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Hanit të Elezit në mbledhjen e rregullt për muajin Prill e vlerëson të mirë gjendjen e sigurisë.
Ky vlerësim del nga raportet e prezantuara nga zyrtarët e Policisë së Kosovë.
Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Nuhi Dema tha se gjatë muajit Prill nuk janë evidentuar raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Ai veçoi dy raste të zjarrit të cilat janë të kualifikuara si aksidentale.
Remzi Aliu nga Policia Kufitare në Han të Elezit tha se gjatë muajit Prill përkatësisht nga 17 Prilli ashtu siç është i njoftuar opinioni ka filluar së zbatuari kalimi i kufirit vetëm me letërnjoftime biometrike. Ai tha se për momentin nuk janë evidentuar probleme gjatë kalimeve sipas rregullave të reja.
Edhe z.Aliu nuk raportoi për ndonjë rast të veçantë të cenimit të rregullave kufitare.
Ndërsa z. Vahid Hyseni nga Policia e Vijës së Gjelbër tha se kjo polici është duke e mbikëqyrur zonën kufitare në kuadër të përgjegjësisë së tyre dhe se gjatë muajit të shkuar nuk janë vërejtur aktivitete që cenojnë vijë kufitare.
Nga anëtarët tjerë të KKSB-së u debatuan disa probleme që mundë ti kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë sidomos rreth vend parkimeve joformale.
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së lidhur me zhvillimet gjatë muajit Prill. Ai në veçanti u ndal te disa takime me rëndësi të cilat i ka zhvilluar gjatë muajit. Kryetari Suma tha se gjatë takimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa i janë prezantuar problemet që shpeshherë janë tema edhe të takimeve të KKSB-së si problemi me menaxhimin e ujësjellësit, menagjimi me mbeturina e probleme tjera që janë në interes të zhvillimit të komunës së Hanit të Elezi. Kryetari Suma i njoftoi edhe me zhvillimet në realizimin e disa projektet të cilat janë duke u zhvilluar si dhe disa projekteve të cilat priten të fillojnë së shpejti.