Hani i Elezit 21.11.2013
Përgatitja dhe pjesëmarrja aktive të publikut, gjatë këtij procesi të vendimmarrjes, ishte tema e punëtorisë organizuar nga sektori për vetëqeverisje lokale e OSBE-së në Kosovë me anëtarë të Komitetit për Komunitete dhe këshillat konsultative, me kryetarë të këshillave të fshatrave të lagjeve dhe lagjeve urbane të komunës së Hanit të Elezit.
Në takim morrën pjesë edhe kryesuesi i kuvendit të komunës Menduh Vlashi dhe nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani.
Artan Binaku, nga zyra e OSBE-së në Gjilan, theksoi se gjithnjë e më shumë është duke u kuptuar rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, për të konstatuar se pjesëmarrja e publikut duhet të jetë më kontribut dhënëse sidomos në fazat e përgatitjes së planifikimeve buxhetore dhe hartimit të projekteve.
Ai tha se i një rëndësie të veçantë është edhe hartimi i planeve të punës i cili do të paraprihej nga këshillat lokale dhe të cilat do të harmonizoheshin me planet e punës të Komiteteve për Komunitetet si formë institucionale i artikulimit të kërkesave dhe plan-projekteve të dala nga komunitetet e fshatrave dhe lagjeve të komunës së Hanit të Elezit
Me këtë rast roli i kryetarëve të këshillave të fshatrave të lagjeve dhe lagjeve urbane mundë të jetë shumë i rëndësishëm.
Për kryesuesin e kuvendit z.Vlashin dhe nënkryetarin z.Dernjani, miratimi i rregullores për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet dhe lagjet urbane të komunës së Hanit të Elezit si dhe formimin i këshillave të fshatrave përmes një procesi legjitim dhe transparent ka qenë me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë dhe pjesëmarrjes sa më të madhe të banorëve në proceset e vendimmarrjes.
Mirëpo sipas tyre rolë të veçantë mundë të luajnë këshillat lokale dhe komiteti për komunitete të cilat duhet të paraprijnë zhvillimeve të përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit.
.
Zyra për Informim