Hani i Elezit 24.04.2011
Me dt. 22.04.2011 rreth ores 16:30 në brendi të territorit te Kosovës në fshatin Krivenik, Policia Kufitare maqedone arrestoi e më pastaj e keqtrajtoi të riun Shasivar Bedri Thaqin i lindur ne vitin 1991.
I lartpërmenduri u arrestua deri sa po ruante bagëtinë disa qindra metra brenda territorit te Kosovës. Ate e arrestuat 3 polic kufitar te Maqedonisë, e derguan ne karakollin kufitar në Qashkë, e keqtrajtuan rëndë e më pastaj me vetur te tyre e derguan deri në pjesën kosovare te kufirit (afërsisht aty ku edhe e kishin arrrestuar)dhe e kishin gjuajtur per tokë pa vetëdije.
Familjarët e të keqtrajtuarit, pasi e pane se Shasifari nuk u kthye ne shtepi sikur herave tjera, dolën për ta kërkuar në mal. Ata arritën ta gjenin te rrahurin ne saje të ndihmës së zagarit i cili gjatë thirrjeve te familjarëve ne emër të Shasivarit, zagari kishte lehur ku edhe u gjet pa vetëdije i riu 20 vjeqar Shasivar Thaqi.
Familjarët e dërguan Shasivarin menjëherë ne QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, ku nga mjeku kujdestar u konstatuan lendimet trupore ne mbarë trupin e më së shumëti në pjesën e barkut. Pas dhënies së ndihmës së pare në Han të Elezit,per shkak të lëndimeve serioze, ai me autoambulancë u përcollë menjëherë për në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajit. Pas trajtimit mjekësor në Ferizaj, në orët e vona të natës ai u lirua për trajtim shtëpiak.

Pas këtij rasti menjëherë në vendin e ngjarjes doli patrulla policore nga stacioni policor i Hanit të Elezit dhe ajo e policies kufitare të Kosovës.
Ky nuk është rasti i pare kur ushtarët dhe policët maqedon futen brenda territorit te Republikës së Kosovës pa u penguar nga askush
Pas këtij rasti i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të komunës Rufki Suma i cili i gjykoi sjelljet kriminale të Policisë kufitare maqedone, ku kërkoi nga të dyja palët (Policia Kufitare e Kosovës dhe të asaj Maqedone) ta ndriqojnë sa më shpejtë këtë rast në mënyrë që të mos vije deri te prishja e raporteve te mira te deritanishme me palën maqedone, dhe se ndaj kryesve te kesaj vepre të ndërmerren masa te parapara me ligj.
Zyra per informim
Me dt. 22.04.2011 rreth ores 16:30 në brendi të territorit te Kosovës në fshatin Krivenik, Policia Kufitare maqedone arrestoi e më pastaj e keqtrajtoi të riun Shasivar Bedri Thaqin i lindur ne vitin 1991