Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma priti sot në takim pune z.Mehmet Koç, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të KEDS-it dhe Mr.Sc Avni Alidemaj, Drejtor i Sistemit të Operimit në KEDS.
Në takim, kryetari Suma para mysafirëve prezentoi gjendjen e përgjithshme në komunën e Hanit të Elezit. Ai me këtë rast u përqëndrua edhe me gjendjen në sektorin e energjisë elektrike në komunë, duke ju falënderuar me këtë rast zyrtarëve të KEDS-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka marrë komuna e Hanit të Elezit nga KEDS-i.
Kryetari Suma në takim u zotua se komuna e Hanit të Elezit si institucion është duke i ndërmarrë të gjitha hapat që kjo frymë e bashkëpunimit dhe mbështetjes të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërsa për z.Mehmet Koç Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të KEDS-it dhe Mr.Sc Avni Alidemaj Drejtor i Sistemit të Operimit në KEDS, ishte në interes që të njihen për së afërmi me gjendjen e sistemit të distribucionit të energjisë elektrike në komunën e Hanit të Elezit.
Për këtë, kryetari Suma tha se pavarësisht shumë investimeve të cilat komuna e Hanit të Elezit i ka realizuar si me mjete vetanake buxhetore ashtu edhe përmes bashkëpunimit me KEK-un më herët dhe tani KEDS-in, në komunën e Hanit të Elezit ende ka nevoja emergjente për të cilat duhet të investohet. Kryetari Suma përmendi nevojën e rregullimit të rrjetit në fshatrat Gorancë, Pustenik, Paldenicë dhe Krivenik.
Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të KEDS-it z.Mehmet Koç u zotua se të gjitha këto shqetësime të kryetarit Suma do të konsiderohen si me urgjencë dhe të njejtat do të realizohen në afatin sa më të shpejt. Ai tregoi edhe konsideratë të lartë lidhur me kapacitete buxhetore të komunës së Hanit të Elezit duke siguruar kryetarin Suma se të gjitha investimet e KEDS-it të cilat do të realizohen në komunën e Hanit të Elezit do të mbulohen nga kjo korporatë