Hani i Elezit 21.10.2014
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe z.Avni Alidemaj, Drejtor i Sistemit të Operimit në KEDS, në takimin e zhvilluar sot nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi” për bashkëfinancim të rregullimit të rrjetit TU në fshatin Gorancë.
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) dhe komuna e Hanit të Elezit duke u bazuar në diskutimet paraprake u pajtuan që të zgjedhet pozitivisht kërkesa e komunitetit të fshatit Gorancë për bashkëfinancimin të rregullimit të rrjetit TU me qëllim të furnizimit sa më të mirë dhe cilësorë me energji elektrike.
Me këtë memorandum mirëkuptimi, KEDS-i merr për obligim rindërtimin e rrjetit të 0.4kV sipas zgjedhjeve teknike të ofruara nga KEDS.
Gjatë takimit kryetari Suma dhe z.Avni Alidemaj Drejtor i Sistemit të Operimit në KEDS, biseduan edhe për çështje tjera të bashkëpunimit sa më të mirë ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe KEDS-it.
Zyra për informim