Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit e Mbrojtjes së Mjedisit e komunës së Kaçanikut i ka dorëzuar dokumentet kadastrale Komunës së Hanit të Elezit. Me dorëzimin e dokumenteve të sotme është përmbyll cikli i pranim dorëzimit të dokumenteve kadastrale , pas themelimit të Komunës së Hanit të Elezit .
Pranim dorëzimin e dokumentacionit e kanë bërë z. Bekim Troni, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit e Mbrojtjes së Mjedisit në Kaçanik dhe homologu i tij, z. Meqail Vila, drejtor në Han të Elezit. Drejtori Troni ka sqaruar se dokumente të ngjashme kadastrale iu janë dorëzuar komunës së Hanit të Elezit edhe më herët ndërkaq sot po e përmbyllim bashkërisht këtë proces .
Nga ana tjetër, z. Vila ka shpreh kënaqësinë e tij për bashkëpunimin shumë të mirë e korrekt me zyrtarët e Komunës së Kaçanikut ndërsa në veçanti është falënderuar për ndihmën profesionale të ofruar .