Hani i Elezit 21.11.2013
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në një takim miqësor kryetarin e Komunës së Hanit Elezit, z. Rufki Suma
Kryetari Suma, gjithashtu ka uruar homologut të tij rizgjedhjen në postin e të parit të Komunës së Kaçanikut. Ai i ka uruar punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme në mandatin e ri. Nga ana e tij, edhe kryetari Ilazi e ka përgëzuar z. Suma për rizgjedhjen në postin e kryetarit për Han të Elezit. Të dy krerët komunal janë angazhuar për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit reciprok në mes dy komunave fqinje ndërsa kanë shkëmbyer përvojat e mira me qëllim të avancimit dhe krijimit të dy administratave sa më moderne me shërbime cilësore dhe infrastrukturë funksionale. Kryetari Suma e ka falënderuar Komunën e Kaçanikut për ofrimin e bashkëpunimit të sinqertë ndërsa ka thënë se vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë është në interes të dy komunave. Komuna e Hanit të Elezit ishte pjesë e Komunës së Kaçanikut deri në vitin 2005 kur me procesin e decentralizmit qe krijuar Pilot Njësia e kësaj Komune, ndërsa që nga gushti i vitit 2008 ka marr statusin e Komunës me kompetenca të plota.
Zyra për Informim