Komandanti i kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Prizren, Colonel Holthusen me stafin e tij vizituan sot komunën e Hanit të Elezit për të realizuar një detyrë të veçantë ,për të përmbushur një premtim të dhënë.
Në takim me kryetarin e komunës Rufki Suma ,z.Holthusen tha se ,sot së bashku me këtë autocisternë po sjellë edhe përshëndetjet personale të ish komandantit të KFOR-it z.Erhard Buhler i cili premtimin e dhënë që të ju ndihmojë në pajisjen e njësisë suaj me një autocisternë po e realizojmë.
Kishim kënaqësi të veçantë që kontingjenti ynë te jemi pjesë e këtij angazhimi dhe sot njësisë suaj të zjarrfikësve te ju dhurojmë një pajisje shumë funksionale tha z. Hothusen.
Ky donacion do të shërben si një kujtesë shembull për ndihmën dhe angazhimin e atyre, që në mënyra të ndryshme, ndihmuan komunën tonë , e rëndësishme për të çuar përpara profesionalizmin e njësisë së zjarrfikësve përmes trajnimeve që ofruat, me synimin për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit tha z.Suma
Kjo është vepër e angazhimit dhe përkushtimit personal të z. Buhler dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës ,tha z. Suma , gjatë aktit të dorëzim- pranimit të autocisternës duke kërkuar nga z. Holthusen që në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit të përcjellë falëmnderimin më të përzemërt për z. Buhler . .
Dhurimi i këtij automjeti u bë gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e stacionit të zjarrfikësve, ndërmjet njësisë së zjarrfikësve të komunës së Hanit të Elezit dhe njësisë së zjarrfikësve të kontingjentit Gjerman.
Me këtë rast z. Suma për kontributin në ndihmë njësisë së zjarrfikësve të komunës së Hanit të Elezit ndau ,,Mirënjohje” për Kontingjentin Gjerman të KFOR-it .
Mirënjohje dhe falënderim te veçantë kryetari i komunës Rufki Suma ndau edhe për njësinë e Shpëtimit dhe Zjarrfikësit e komunës së Kaçanikut të cilët ndihmuan dhe ishin përkrah njësisë zjarrfikëse të komunës së Hanit të Elezit sa herë që ishte nevoja.
Zyra për informim