Hani i Elezit -03.09.2010
Projekti për rregullimin e rrjetit të kanalizimit të fshatit Paldenicë,fshatë ky me afro 2000 banorë ka hyrë në fazën përfundimtare.I tërë projekti i cili ka një rrjetë shtrirës prej afro 4 km së bashku me disa segmente ndërlidhës me rrjetin ekzistues të qytetit të Hanit të Elezit , do të ketë vlerë investuese prej 166.700 euro mjete këto të siguruara nga MAPL-ja,ndërsa janë duke u implementuar nga kompania ,,NTP ABC’’ nga Podujeva dhe NN,,BARDHI” nga Gjilani.

Përfundimi i këtij projekti të rëndësishëm do të hapë rrugën edhe për fillimin e asfaltimit të rrugës nga Hani i Elezit për në këtë fshatë, projekt ky që është financuar nga Komisioni Evropian me vlerë prej 570.000 euro dhe do të implementohet nga ,,CGP”-Novo Mesto Slloveni dhe që pritet të përfundoj deri në fund të këtij viti.
Nëse këtyre projekteve i shtohen edhe shtrimi i rrjetit të posttelekomit , aneksit të Shkollës fillore ,,Kështjella e Dituris” që është bashkëinvestim i Komunës së Hanit të Elezit ,CARITAS-it Zvicëran dhe komunitetit në vlerë prej 56.000 euro atëherë investimet e gjithmbarshme për këtë vendbanim për vitin 2010 do të tejkalojnë shumën prej 800.000 euro.
Zyra për Informim