Hani i Elezit 24.11.2013
Komuna e Hanit të Elezit krahas investimeve në ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës publike është e përkushtuar që vëmendje të veçantë t’ia kushtojë edhe rregullimit të ambientit, përkatësisht shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara në qytetin e Hanit të Elezit.
Projekti i radhës i cili është në implementim e sipër është rregullimi i pjesës së parkut prapa objektit të komunës si dhe mbjellja e drunjëve dhe shkurreve dekorative në pjesë të ndryshme të qytetit.
Ky projekt po realizohet falë donacionit nga LOGOS-i në vlerë prej afro 10.000.oo dhe pritet të realizohet në tërësi deri në fund të muajit nëntor.
Zyra për informim