Vetëdijësimi i nxënësve ndaj mjeteve shpërthyese dhe minave, ishte qëllimi kryesor i ligjëratave të cilat janë bajtur në shkollat e komunës së Hanit të Elezit nga pjestarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinis dhe Sportit e Komunës së Hanit të Elezit dhe Departamentit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak(BCU) në Ministrinë e FSK-së
Ligjeratat me temën “Vetëdijesimi nga Minat dhe mjetet tjera shpërthyese” është mbajtur në tri shkolla të komunës dhe atë SHFMU”Ilaz Thaçi” në fshatin Seçishtë, SHFMU”Kështjella e Diturisë" në fshatin Paldenicë dhe SHFMU”Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë.
Instruktorë të FSK-së Afrim Qusja Ligjerues, Roland Reshitaj, Besnik Kryeziu e Rashit Lusnjani para nxënësve të këtyre shkollave me shembuj konkret dhe të ilustruar i njoftuan ata mbi rrezukun nga mjetet shpërthyese dhe minat, si të identifikohen dhe si të lajmrohen të njejtat në organet kompetente.
Zyra për Informim