Hani i Elezit 10.01.2014
Zyrtarë të lartë të Institucionit arsimorë “Mehmet Akif”të udhëhequr nga Mustafa Erden, Drejtorë General, Alush Ergini Këshilltarë dhe bashkëpunëtorë tjerë, vizituan komunën e Hanit të Elezit me ç’rastë u takuan me kryetarin e komunës z.Rufki Sumën.
Duke shprehur falënderim dhe mirëseardhje për këtë vizitë, kryetari Suma shpalosi një historik të themelimit të komunës së Hanit të Elezit, të arriturat por edhe vizionin të cilën komuna e Hanit të Elezit dëshiron ti arrin për një zhvillim dhe mirëqenije të qytetarëve, përkundër kapciteteve të kufizuar buxhetore. Megjithatë kryetari Suma theksoi se në këtë rrugëtim kemi hasur në mirëkuptim të donatorëve të shumtë të cilët kanë përkrahur komunën e Hanit të Elezit. Në këto zhvillime pozitive sektorit të arsimit i kemi kushtuar vëmendje të veçantë dhe sot shkollat e komunës sonë janë në gjendje të mirë teknike, të pajisura me mjetet të nevojshme dhe me kapacitet të mjaftueshme për zhvillim të procesit edukativo arsimorë tha z.Suma.
Ndërsa z.Mustafa Erden, Drejtorë General i këtij Institucioni Arsimorë, tha se rizgjedhje e juaj për mandatin e radhës në krye të komunës së Hanit të Elezit është dëshmia më e mirë e besimit të qytetarëve të komunës suaj dhe vlerësimit për angazhimin e juaj për mirëqenijen dhe zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit.Të arriturat e juaja janë të njohura edhe për institucionin tonë, andaj me shumë dëshirë jemi ardhur sot që të ju urojmë dhe të ju dëshirojmë suksese të reja .
Drejtori Erden tha se Institucionet arsimore “Mehmet Akif” janë themeluar në shkurt të vitit 2000 nga një grup i prindërve dhe edukatorëve me qëllim që të kontribojnë në sistemin e edukimit dhe arsimit të Kosovës. Institucionet tona arsimore ofrojnë një arsim sfidues për nxënësit duke u fokusuar si në arritjen akademike, po ashtu edhe në ngritjen e personalitetit. Sot në institucionet tona janë të sisitemuar mbi 1800 nxënës në 5 shkolla, Prishtinë,Prizren dhe Gjakovë.Të gjithë maturantët e shkollës sonë e kanë fituar kushtin për t’u regjistruar nëpër universitete botërore dhe deri më tani janë diplomuar 1280 prej tyre.Institucionet arsimore “Mehmet Akif” krijojnë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin personal të nxënësve.
Qëllimi i Institucioneve arsimore “Mehmet Akif” është përcjellja e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë hap pas hapi dhe transmetimi tek nxënësit gjatë mësimdhënies, edukimit si dhe ndikimi i saj në infrastrukturën e shkollës dhe në përputhje me standardet e Arsimit në Kosovë në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Vëmendje të veqantë ju kemi kushtuar fëmijëve të dëshmorëve ndërsa me bursë stimulojmë të gjithë nxënësit që tregojnë arritje të mira në procesin arsimorë.
Drejtori Erden tha se me këtë takim dëshirojmë të vendosim bashkëpunim edhe me komunën e Hanit të Elezit që të informojmë nxënësit me këtë institucion arsimorë.
Zyra për informim