Hani i Elezit 14.04.2011
Drejtoria për buxhet dhe financa e Komunës së Hanit të Elezit bëri raportin e parë për ecurin e grumbullimit e të hyrave vetanake në tre mujorin e parë të vitit 2011.
Nga 131.982.00 € të planifikuara për vitin 2011 në periudhën Janar- Mars, janë inkasuar 36.829,43 € ose 27.90 % e të hyrave të planifikuara .
Duke krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte vetëm 16.748,91 € ose 7.63 % nga 127.921€ e të hyrave të planifikuara, ndërsa fund të vitit kishte afro 200.000 € që ishte 60% mbi planifikimin atëherë kjo ecuri e inkasimit e të hyrave vetanake premton se shuma e paraparë do të realizohet.
Sigurisht se këto mjete do të ju kthehen përsëri qytetarëve në formë të investimeve në projekte të ndryshme .
Zyra për Informim