Komuna e Hanit të Elezit dhe “Initiative for Kosovo Community” (I.K.C), nënshkruan ”Marrëveshje Bashkëpunimi” me të cilën palët u pajtuan për bashkëfinancimin e projektit për përkrahjen e grupeve të grave dhe burrave me qëllim të gjenerimit të hyrave në qytetin dhe fshatrat e komunës së Hanit të Elezit.
Sipas marrëveshjes do të përkrahen :
-Ngritja e plantacionit me mjedër te grupi i grave përfituese
-Modernizimi i pajisjeve për bletari te grupi i bletarëve të komunës së Hanit të Elezit.
“Initiative for Kosovo Community” (I.K.C) do të kontribuojë në implementimin e këtij projekti me mjetet financiare në vlerë prej 9.675.00€ prej të cilave 3.675.00 për trajnime teknike dhe ekonomike ndërsa komuna e Hanit të Elezit do të kontribuojë me mjete financiare në vlerë prej 3.000.00 €.
Marrëveshjen e bashkëpunimit e nënshkruan në emër të komunës së Hanit të Elezit kryetari i komunës Rufki Suma, ndërsa në emër të “Initiative for Kosovo Community” (I.K.C) Drejtori ekzekutiv z.Ekrem Bajrami