Hani i Elezit 201.12.2013
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Drejtorin e Agjensionit për Zhvillim Rajonal-Lindje, z.Almir Hysenin, Përfaqësues të Agjensionit për Zhvillim Rajonal të qytetit të Shkupit z. Lovren Markiç, znj. Aneta Ravlinson,dhe Bekim Tronin, Drejtor i DUKMM nga komuna e Kaçanikut.
Temë e këtij takimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve për bashkëpunim të mundshëm ndërmjet AZHR-Lindje nga Kosova dhe AZHR nga qyteti i Shkupit përkatësisht inicimi i veprimeve konkrete në përgatitjen e projekt-aplikacionit për të konkurruar për fondet parahyrëse të IPA-së të dedikuar për bashkëpunim ndërkufitarë.
Është në interes të dyanshëm që komunat fqinje në dy anët e kufirit të zhvillojnë bashkëpunim në shumë fusha të cilat do të kanë për objektiv zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social, por krahas kësaj të kujdesen edhe për mbrojtjen e ambientit si dhe promovimin e resurseve dhe diversitetin natyrorë.
Në këtë pikë, palët në takim konsideruan se mbrojtja e Lumit Lepencë si resurs i rëndësishëm natyrorë është i përbashkët si palën Kosovare në këtë rast komunën e Hanit të Elezit dhe komunën e Kaçanikut por edhe për Regjionin e Shkupit.
Me aktivitete të përbashkëta ndërkufitare do të vendosej menagjim i kualitativ i rrjedhës së Lumit Lepenc në përputhje me standardet e bashkimit Evropian por edhe ngritjen e vetëdijes publike, shoqërisë civile, sektorit privat, dhe të gjithë të interesuarve tjerë.
Imlementimi me sukses i aktiviteteve të përbashkëta do të stimulon bashkëpunimin ndërkufitarë, zhvillimin e kapaciteteve lokale në mbrojtjen e ambientit, resurseve natyrore, por do të jetë edhe mundësi e mirë për transferë të njohurive dhe shkëmbim të përvojave u konstatua në këtë takim.
Palët u dakorduan që në përputhje me Ligjet në fuqi si dhe në pajtueshmëri me takimet e zhvilluara më herë në nivel të dy vendeve të nënshkruajn marrëveshje të përbashët për të konkuruar për fonde të përbashkëta për implementimin e këtij projekti me rëndësi të veqantët për dy vendet.
Zyra për Informim