Hani i Elezit 14.07.2011
Qytetarët e Hanit të Elezit sot kishin arsye të veçantë që të gëzohen
Njëri ndër projektet e shumëpritur ,,Rregullimi i Hapsirës Publike “ në Hanë të Elezit sot edhe solemnisht është përuruar,dhe prej sot qytetarët e Hanit të Elezit do të kenë një hapësirë të gjelbërt kudo të munden që sadopak ta thyejnë monotonin e betonit dhe asfaltit.
Komuna e Hani te Elezit është në fazën përfundimtare të aprovimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban ne bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal. Në vazhdën e këtij procesi planifikues ishte identifikuar, zhvilluar dhe së fundmi edhe u implementua ky projekt i investimit kapital. Projekti ne fjalë në vlerë prej 62.000€ është bashkëfinancuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe UN HABITAT-it si implementues respektivisht Sida si financues i programit të saj (MuSPP).
Dhe nderin që shiritin e inaugurimit ta presin iu takoi atyre që kontribuuan që ky projekt edhe të realizohet,Rufki Suma në emër të komunës të Hanit të Elezit, Krystyna Galezia Udhëheqëse, UN-HABITAT si implementuese dhe Tomas Nystrom nga SIDA si financuese e programit.
Uroj që ky projekt te jete vetëm fillimi i përpjekjeve tona që Hani i Elezit te jetë vendbanim i denjë për të jetuar dhe për këtë ju siguroj në përpjekjet e Komunës si institucion duke shpresuar edhe ne përkrahjen e qeverise dhe donatoreve,që të ju gëzojm edhe me projekte te tjera që tashme jemi duke i përgatitur tha Kryetari i Komunës Rufki Suma duke iu drejtuar qytetarëve të tubuar.
Të pranishmëve iu drejtuan edhe partnerët në këtë projekt znj.Galezia dhe z.Nystrom duke deklaruar se kishin kënaqësi të veçantë që të jenë pjesë e këtij projekti dhe me se me shumë dëshirë do të vazhdojnë të përkrahin edhe më tutje Komunën e Hanit të Elezit .
Zyra për Informim