Hani i Elezit 15.12.2011
Qytetarët ë komunës sa Hanit të Elezit sot kishin një arsye të veçant që të jenë të lumtur.
Në kuadër të projektit Kosova e bukur është bërë inaugurimi i dy projekteve të bukura dhe atë,, Fontana në Sheshin e Qytetit” dhe të,, Rregullimit të oborrit dhe ndërtimit të fushës sportive shumë funksionale te shkollës Fillore ,, Ilaz Thaçi’’.
Qëllimi si dhe angazhimi komunës së Hanit të Elezit që gjatë viti 2011 të investoj në rregullimin e hapësirave publike po realizohet duke filluar që nga vera e këtij viti me inaugurimin e sheshit të qytetit , projekt i bashkëfinancuar me UN-HABITAT-in,për të vazhduar me rregullimin e rrugicave, shtimin e sipërfaqeve te gjelbëruara, për ta përmbyllur me projektin e Fontanës që në mënyrën më të mirë të mundëshmë ka plotësuar qendrën e qytetit të Hanit të Elezit.
Rregullimi i oborrit të shkollës fillore ,,Ilaz Thaçi” si dhe ndërtimi i fushës sportive multifunksionale për 1500 nxënësit e kësaj shkolle ka qenë dëshira e plotësuar dhe e ndërtuar para syve të tyre,aq më tepër pasi që ndienin në këtë projekt edhe meritën e angazhimit të tyre. Nxënësit e kësaj shkolle ne verën e këtij viti me këtë ide kishin konkurruar ne kuadër të programit SOS fshatrat e fëmijëve duke zënë vendin e parë që ju mundësoi të realizojnë idenë e tyre.
Po sot në këtë ditë të veçantë ishin edhe ata që financuan dhe kontribuan në ndërtimin e këtyre projekteve ,z. Kristoh Shtok Shef i operacioneve pranë zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, shef i misionit te IOM ne Kosovë z. Horhe Baca , Lulzim Karaxga përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ,Komisionit Danez për Refugjatë ,përfaqësues të SOS fshatit, punë kryesit,si dhe përfaqësues te institucioneve publike të komunës së Hanit të Elezit.
Dhe të gjithë sot uruan qutetarët për këto projekte .
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se vargut të projekteve të realizuara këtë vit sot po ju shtojmë edhe këto dy projekte të veçanta dhe të bukura.Kemi premtuar se do të angazhohemi që qytetarëve tanë të ju krijojmë kushte sa më të mira për një jetë të denjë .Shpresoj se me këta projekte ia kemi arritur sado pak të plotësojmë premtimin tonë .
Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian për këto dy projekte ka investuar 100,000.oo € ndërsa implementuese është
IOM –i në partneritet me Këshillin Danez për Refugjat dhe SOS fshatrat e Kosovës.
IOM –i në partneritet me Këshillin Danez për Refugjat dhe SOS fshatrat e Kosovës.
Zyra për Informim